Çmimi Nobel, Rama: Paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku jetojmë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në lidhje me çmimin Nobël i fituar nga Peter Handke.
Me anë të një statusi në Twitter, Rama ka thënë se nuk do të besonte kurrë se Komiteti i Nobel-it, do të bënte diçka kaq të turpshme.
"Kurrë nuk do të mendoja që do të më bënte me vjellë çmimi Nobel, por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku jetojmë. Pas zgjedhjes së turpshme të bërë një autoritet moral si Akademia Nobel ku turpëria është vulosur si një vlerë e re. Jo nuk mund të bëhemi kaq tolerant ndaj racizmit dhe gjenocidit", ka shkruar Rama.
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, përmes një reagimi, kërkon nga Akademia Suedeze të anulohet ky vendim.
Handke, bashkë me autoren polake Olga Tokarczuk janë fitues të Çmimit Nobel për Letërsi, njofton Telegrafi.



















































