Çmimet e konsumit, të cilat kanë shënuar rritje gjatë muajve të fundit në Kosovë, kanë shtrenjtuar shumë shportën mujore.
“Është shqetësuese kjo ngritje, rrogat janë të vogla, 150 dhe 180 euro. Qeveria do të duhej të ndërmerrte veprime që të ndalohet ngritja e çmimeve”, thotë Hasan Bekteshi.
Lëvizje të çmimeve, sipas tij, kanë pasur: qumështi, gjalpi, djathi e shumë produkte të tjera elementare.
Ngjashëm shprehet edhe Miradije Ziberi.
“Çmimet janë rritur, më shumë këto bazike, ushqimet elementare që janë shumë të nevojshme. Këto që janë të luksit edhe po të shtrenjtohen, nuk është problem. Nuk është ngritur çmimi i bukës që është me rëndësi, por ngritje ka”, thotë Ziberi.
Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), ka qenë më i lartë me një mesatare prej 2.4 për qind në qershor, krahasuar me muajin qershor 2020.
Ngritje më e madhe e çmimeve në Kosovë, sipas ASK-së, është vërejtur te vajrat dhe yndyrat ushqimore. Ngritje është regjistruar edhe te buka dhe drithërat, karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal, më pas te duhani dhe produkte tjera.
Masat anti-COVID-19 ndikuan në rritjen e çmimeve
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, thotë për Radion Evropa e Lirë se rritjen e çmimeve të konsumit e kanë diktuar masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19.
Industria prodhuese, shton ai, ka punuar nën masat kufizuese, me numër më të vogël të punëtorëve, duke reduktuar kështu edhe prodhimin.
Sipas tij, rritja e çmimeve të konsumit është edhe më e lartë sesa 2.4 për qind.
“Në AKB vlerësojmë se inflacioni është 3 për qind. Kjo shifër është tepër e lartë karshi gjendjes dhe momentit ekonomik në të cilin po kalon vendi. Mungesa e prodhimit dhe ngritja e kërkesave me automatizëm kanë ndikuar në rritjen e çmimeve. Pandemia ka ndryshuar shumë parametra botërorë, ka ndryshuar shumë statistika edhe në tregjet globale. Kanë mbetur shumë punëtorë pa vende pune, janë reduktuar shumë vende pune, është rritur kërkesa për konsum, kurse mundësia për prodhim është reduktuar”, thotë Shahini.
Sipas Shahinit, Kosova është importuese e pothuajse të gjitha produkteve ushqimore dhe çdo ndryshim i çmimeve në tregjet globale prek edhe Kosovën.
Sipas një njoftimi të Kombeve të Bashkuara (OKB), të publikuar në muajin qershor, çmimet globale për ushqim janë rritur në baza mujore me ritmin më të shpejtë në dekadë.
Sipas OKB-së, furnizimet janë prekur nga pengesat në prodhim dhe transport gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.
Në baza vjetore, çmimet e ushqimit janë rritur për 39.7 për qind, derisa në maj është regjistruar rritja më e madhe mujore prej tetorit të vitit 2010, sipas indeksit. Rritja më e madhe e çmimeve është vërejtur te vajrat, drithërat dhe sheqeri.
Pagat e ulëta, çmimet e larta
Gjatë vitit 2020, paga mesatare në Kosovë ka shënuar rënie. Në vitin 2020, paga mesatare bruto ishte 466 euro, derisa në vitin 2019 ishte 477 euro.
Paga mesatare bruto në sektorin privat, në vitin 2020, ishte 380 euro, derisa në vitin 2019 ishte 411 euro.
Udhëheqësi i Organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, thotë për Radion Evropa e Lirë se 2.4 për qind rritje e çmimeve është e papërballueshme për xhepin e qytetarit, për shkak të pagave të ulëta.
“Nëse kësaj 2.4 për qind ia shtojmë edhe shpenzimet tjera që ndodhin këto ditë, pra nëse e marrim edhe ngritjen e çmimeve të banesave, kjo e fuqizon reagimin e konsumatorit, në veçanti konsumatorit të varfër. Pra, për këta të fundit kjo ngritje është e padurueshme”, thotë ai.
Në Kosovë, ngritje ka shënuar edhe kostoja e ndërtimit. Kjo rritje është për 5.3 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Sipas ASK-së, ngritje të çmimeve kanë shënuar materialet ndërtimore (7.9 për qind), energjia (5.5 për qind), makineritë (2.7 për qind) dhe kostot e tjera (0.6 për qind).
Kjo rritje e kostos së ndërtimit automatikisht rrit edhe koston e banimit.
Rritjet e çmimeve në vendet e rajonit
Edhe në vendet e rajonit ka pasur rritje të çmimeve. Në Serbi, sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave, çmimet e konsumit në qershor janë rritur për 3.3 për qind krahasuar me muajin e njëjtë në vitin paraprak.
Sipas të dhënave, çmimet e transportit janë rritur më së shumti me 7.3 për qind, pasuar nga ato të ushqimit dhe pijeve joalkoolike me 4.9 për qind.
Në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të Byrosë së Statistikave, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, kostoja e jetesës është rritur për 2.4 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Rritjen më të madhe të çmimeve e kanë pasur restorantet dhe hotelet me 5.6 për qind, pasuar nga pijet alkoolike dhe duhani me 5.3 për qind.
Në Malin e Zi, sipas Zyrës së Statistikave, në muajin maj të këtij viti, çmimet e transportit janë rritur për 10.2 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.
Ndërkaq, çmimet e produkteve ushqimore dhe pijeve joalkoolike janë rritur për 2.8 për qind. Por, rritja më e madhe është shënuar në çmimet e naftës me 37.6 për qind dhe, sipas autoriteteve, deri te kjo rritje ka ardhur për shkak të inflacionit.
Në Bosnje dhe Hercegovinë, në periudhën janar-maj 2021, autoritetet kanë raportuar për një rritje mesatare të çmimeve prej 1.4 për qind. Rritja e çmimeve është shënuar në ushqim dhe pije joalkoolike me 1.5 për qind, ndërkaq rritjen më të madhe të çmimeve e ka përjetuar transporti me 10.2 për qind. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025