'Çmenduria' e Berlusconit dhe Gallianit: Dybala e Icardi mund ta drejtojnë sulmin e Monzas

Paulo Dybala si lojtar i lirë dhe Mauro Icardi që nuk është i dëshiruar më te Paris Saint-Germain, mund të përfundojnë te Monza.
Klubi italian shkroi historinë, duke u inkuadruar për herë të parë në Serie A që nga themelimi i tyre mbi 100 vjeçar.
Monza, që menaxhohet nga ish-dyshja e Milanit, Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani, po planifikojnë të bëjnë çmenduri në këtë afat kalimtar.
Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, Dybala dhe Icardi janë në listën e tyre të dëshirave.
Por, La Joya thuhet se është afër kalimit të Interi, ndërsa Icardi po kërkon një skuadër ku mund të luajë në Ligën e Kampionëve.

Nga
Telegrafi
02/07/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































