Site icon Telegrafi

Me çka po mirret Inspektoratit arsimor i MASHT-it? (Video)

Inspektorati arsimor ekziston në kuadër të Ministrisë së Arsimit, por në shumë raste nuk duken rezultatet, e pranojnë edhe vetë zyrtarët ligjorë të Ministrisë së Arsimit, raporton KTV.

Thonë se probleme të ndryshme disiplinore e arsimore nëpër shkolla disa herë nuk janë identifikuar, për shkak të numrit të vogël të inspektorëve të emëruar nga Ministria e Arsimit.

Për ta rregulluar këtë çështje, Ministria e Arsimit po synon të ndryshojë projektligjin për Inspektoratin arsimor, duke nisur nga rritja e numrit të inspektorëve e deri te fshehtësia e inspektimit në shkolla.

Faton Fetahu, asistent ligjor i ministrit të Arsimit, ka thënë se moskategorizimi i inspektorëve ka bërë që puna e Inspektoratit të mos jetë efikase, pasi që një inspektor ka qenë i ngarkuar me inspektim edhe në sistemin e arsimit të mesëm, por edhe të fillor.

Rastet e fundit si ajo e rrahjes së nxënësit nga arsimtari i tij në Rahovec, pastaj mbajtja e tubimeve politike nëpër shkolla nga subjekte të ndryshme politike, janë aktet që janë dënuar nga Inspektorati, por nuk kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes pas ndodhisë.

Dhe, për këtë arsye, sipas Fetahut, tash e tutje roli i inspektorit do të jetë i definuar, përcjell koha.net. Sipas tij, nevoja për ndryshime në Inspektoratin e arsimit ka qenë më se e domosdoshme, sepse deri tash, nuk është vërejtur puna e këtij organi.

Exit mobile version