LAJMI I FUNDIT:

Çka ndodhi me zgjedhjet e djeshme në Turqi dhe çfarë mësimi mund të nxirret nga to?

Çka ndodhi me zgjedhjet e djeshme në Turqi dhe çfarë mësimi mund të nxirret nga to?

Telefoni i presidentit turk mbrëmë ka qenë i hapur për gjithë qytetarët që t’i urojnë fitoren, diçka që rrallë herë mund të ndodh diku në botë. AKP-ja e Taip Erdoganit, që tani udhëhiqet nga profesori universitar, Ahmet Davutoglu, fitoi zgjedhjet dhe e vetme do të formojë qeverinë.

Zgjedhjet e mbrëmshme të mbajtura në Turqi, që ishin të qeta dhe kaluan pa incidente, treguan se në shtetet ekonomikisht të forta ato fitohen me programe të qëndrueshme ekonomike, për dallim nga vendet ku varfëria dhe korrupsioni janë të larta, në të cilat ato kryesisht fitohen me propaganda ideologjike dhe me metoda mashtruese të rrejshme, që faturën e atyre mashtrimeve e paguajnë qytetarët.

Në fakt, çka mund të kuptojmë dhe çka mund të mësojmë nga zgjedhjet e fundit në Turqi:


– U pa se koalicionet, me gjithë ngjyrën demokratike që mund ta kenë, ato janë të pasuksesshme në zhvillimet ekonomike dhe politike të një vendi. Kjo, së paku po shihet në Turqi.

– U dëgjua zëri i qytetarëve turq duke “brohoritur”: Ekonomia e para, të tjerat më pas.

– U tregua se frazat e dikurshme ideologjike, nacionaliste, turke dhe kurde, në Turqi, tani për tani nuk mund të kalojnë. Ato janë çjerrje të së kaluarës, jo të tanishmes, por që në të ardhmen mund të hyjnë në punë.

– U pa se turqit kishin pëlqyer qeverinë e tyre dhe pa marrë parasysh kritikat që i vinin nga brenda dhe jashtë saj, ata zgjodhën AKP-në.

– Po shihet se turqve fare pak po u interesuaka ndryshimi i mundshëm i Kushtetutës, edhe nëse Kushtetuta ndryshon në themel.

– Mësuam se turqit duanë demokracinë, por vetëm për aq sa është brenda parametrave të mentalitetit dhe kulturës turke. Asgjë më shumë.

– U vërtetua se Taip Erdogani është lideri më i pëlqyer, që me programin ekonomik të realizuar për 15 vite bëri Turqinë një nga fuqitë më të mëdha ekonomike në botë.

– U pa gjithashtu se shoqëria civile, edhe ajo pjesë që punonte për interesat e qytetarëve të Turqisë, por edhe ajo që punonte për interesa të huaja në Turqi, nuk paskan ndonjë vizion të qëndrueshëm karshi vizionit të qeverisë së Ahmet Davutoglu. Shoqëria civile në Turqi ka kohë që bënte propagandën se vetëm me koalicione mund të ecët përpara.

Dhe, nëse shikojmë tablloidin e zgjedhjeve të djeshme, edhe pse të gjitha partitë ishin thuajse në një koalicion të fshehtë për të larguar AKP-në nga udhëheqja e shtetit, ato, të gjitha së bashku dështuan. Kështu, Partia nacionaliste MHP e udhëhequr mjaft dobët nga Behçeli pësoi një humbje të paimagjinueshme. Përderisa gjashtë muaj më pare kishte siguruar 80 deputetë nga 550 sa ka Parlamenti turk, në këto zgjedhje sigurojë vetëm 40 ulëse.

Edhe pse CHP-ja e Kiliçdaroglus ruajti numrin e ulëseve nga zgjedhjet e kaluara, në bazë të premtimeve që i kishte bërë se do të fitonte zgjedhjet, ajo konsiderohet humbësja më e madhe në këto zgjedhje.

HDP-ja e Selahattin Demirtashit, një parti kryesisht kurde, gjithashtu pësoi disfatë. Për një qime floku arriti të kalojë pragun.

Për gjashtë muaj rresht, këto tri parti nuk arritën e ulin tensionet dhe zërat e ashpër kundër njëra tjetrës, dhe kështu, pësuan disfatë që askush në Turqi nuk e kishte pritur. Për dallim nga tri të parat, profesori universitar, Ahmet Davutoglu, kryetari i AKP-së vazhdimisht kishte shprehur gatishmërinë se është në gjendje të pranojë koalicion me cilën do parti, me kusht që Turqia të ecë përpara. Ky qëndrim i tij, i refuzuar nga partitë me programe ideologjike, dje u shpërblye nga zgjedhësit e Turqisë. AKP-ja, e vetme do të formon qeverinë.

PS: AKP-ja e Taip Erdoganit fitoi 317 ulëse me 49.4 për qind të votave, CHP-ja e Kiliçdaroglus 134 ulëse me 25.4 për qind, MHP-ja e Bahçelisë 40 vende me 11.9 për qind dhe HDP-ja e Demirtashit 59 vende me 10.5 për qind. Të tjerët arritën të sigurojnë vetëm dy për qind nga totali i votave në Turqi.

Në trend

Më shumë
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Magazina
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Magazina
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht" - një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet

Magazina
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Azia
Kalo në kategori