Ndihma financiare për Ukrainën që po përballet me pushtimin rus, Lindja e Mesme por edhe Rajoni i Ballkanit, përfshirë edhe procesi i dialogut Kosovë-Serbi, janë çështje të cilat sipas njohësve të zhvillimeve politike, do të ndikohen nga rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.
370 milionë qytetarë nga 27 shtete anëtare të Bashkimit Evropian nga e enjtja e deri të dielën e kanë të drejtën që tu drejtohen kutive të votimit për t’i përzgjedhur deputet që do t’i përfaqësojnë në Parlamentit Evropian.
Bazuar në parashikime dhe sondazhe të ndryshme pritjet janë që të rritet përkrahja për ekstremin të djathtë.
Njohës të zhvillimeve brenda kontinentit evropian presin që e djathta të fitojë terren dhe të grupi i tretë më i madh, gjë që sipas tyre do të ndikonte menjëherë në vendimmarrjen dhe sjelljen e Bashkimit Evropian.
“Ndikimi i tij do të varet dhe do të shkoj në disa drejtime. Ato lidhen me perceptimin se si ky krah ka fillimisht ndaj zgjerimit dhe temave kyçe aktuale që janë më të rëndësishmet e BE-së. Dhe këtu gjëja e parë që mund të përmendim është konflikti Rusi-Ukrainë, dhe konfliktet sporadike që ndodhin në rajonin e Ballkanit dhe të Lindjes së Mesme”, ka thënë për Tv Dukagjinin profesori i shkencave politike, Dorajet Imeri.
Sipas Imerit rritja e së djathtës do të ketë ndikime ekskluzivisht në përkrahjen financiare ndaj Ukrainës, dhe pengesa të reja për vendet që synojnë anëtarësim në bllokun e BE-së.
Me këto konkluzione pajtohet edhe Emir Abrashi ish këshilltar në Ministrinë e Jashtme të Kosovës.
“Kjo mendoj se duhet duhet të jetë një alarm për institucionet e Kosovës që ta prioritizojnë përmbylljen e procesit të dialogut sa më parë në mënyrë që të mos e rrezikojnë fatin e vendit dhe të ardhmen e vendit brenda për brenda Bashkimit Evropian”, ka thënë Emir Abrashi nga Demokracia Plus.
Për shkak të rrezikut nga situatat e pa-parashikuara, Abrashi bënë thirrje që Kosova të shqyrtojë zbatimin e marrëveshjeve, madje nëse është nevoja edhe njëanshëm, meqë vendi synon anëtarësimin brenda bllokut.
Sondazhe të kryera nga Eurostat, tregojnë se evropianët në masë kanë interes për të marrë pjesë në proces, ndërsa parashikimet janë se grupi më i madh në Parlamentin e ardhshëm që ka 720 ulëse, do të përbëhet nga Partia Popullore Evropiane, me të paktën 180 deputetë, pasuar nga Aleanca Progresive e Socialistëve me afër 140 vende.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës