Manchester City ka vazhduar me formën e jashtëzakonshme në këtë fillimsezoni në Ligën Premier duke fituar ndaj Huddersfield Town me rezultat 6-1.

Në ndeshjen e zhvilluar në Emirates, rezultati u zhbllokua në minutën e 25-të përmes Sergio Aguero, i cili u asistua nga Ederson.


CityHuddersfield 2 (Foto: Getty Images)

Rezultati u dyfishua shumë shpejtë përmes Gabriel Jesus (31'), ndërsa katër minuta më pas, Aguero e shënoi edhe golin e dytë personal (35').

Pa përfunduar pjesa e  parë (43'), mysafirët e shënuan me anë të Jon Gorenc-Stankovic, ndërsa ky rezultoi goli i nderit për Huddersfieldin.

Me të filluar gjysma e dytë, David Silva ishte fantastik nga gjuajtja e lirë (48') duke e thelluar akoma më shumë epërsinë.

CityHuddersfield 3 (Foto: Getty Images)

Sergio Aguero e kompletoi het-trikun në minutën e 76-të, ndërsa që të mos mungonte edhe një autogol në këtë sfidë u kujdes Terence Kongolo (85').

Në dy ndeshjet e para të sezonit 2018/2019, Manchester City ka regjistruar dy fitore dhe numëron gjashtë pikë. Huddersfield Town ka humbur në dy takimet e para.

Në xhiron e ardhshme, kampioni anglez luan kundër Wolverhampton Wanderers, derisa Huddersfieldi e pret Cardiff Cityn. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6s920z

https://www.dailymotion.com/video/x6s91x5

https://twitter.com/FIFAWCGoals/status/1031173886111567872

telegrafi sport app