Manchester City duket se do të vazhdojë të bëjë çmendurina në afatin kalimtar për transferimin e futbollistëve.

Lideri aktual i Ligës Premier, po kërkon me çdo kusht transferimin e mbrojtësit holandez Virgil Van Dijk.


Mbrojtësi holandez ka shkëlqyer në dy stinorët e fundit në Ligën Premier me Southamptonin dhe është bërë ndër më të kërkuarit.

GettyImages 630617650

Pas lojtarit janë vënë edhe Manchester United, Liverpool, Arsenal dhe Chelsea.

Por e përditshmja angleze ‘The Guardian’, ka raportuar se City mbetet favorite për transferimin e lojtarit.

Skuadra e Pep Guardiolës ka gati 60 milionë funte për transferimin e Van Dijkut në ‘Etihad Stadium’.

Në rast se ndodhë ky transferim, atëherë Van Dijk do të bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

GettyImages 855916584 (Foto /Getty Images)

Aktualisht këtë epitet e mban një tjetër futbollist i Cityt, francezi Benjamin Mendy që iu bashkua anglezëve për 57 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app