Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se u vendos që brenda pak ditësh do të mblidhet edhe Këshilli Drejtues i partisë, ku pritet të diskutohet për zhvillimet e fundit politike në vend.


“Aty do t’i marrim vendimet për veprimet e ardhshme politike që na presin”, ka deklaruar Çitaku.

Ajo theksoi gjithashtu se PDK respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“PDK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Respektimi i vendimeve të gjykatës për ne asnjëherë nuk është çështje diskutimi”, u shpreh shkurt Çitaku./Telegrafi/