CineLady vjen me filmin ‘’MATERIALISTS’’ me 13 Gusht në CineStar Megaplex
CineLady rikthehet në CineStar Megaplex në Prishtina Mall me një mbrëmje plot stil, buzëqeshje dhe magji filmike!
Më 13 Gusht, shikoni premierën e filmit Materialists një komedi romantike që zbërthen jetën luksoze të New York me emocionet e dashurisë moderne – perfekte për një natë vajzash që nuk harrohet lehtë! Në rolet kryesore shkëlqejnë Dakota Johnson, Chris Evans dhe Pedro Pascal, të cilët sjellin në ekran një histori plot humor, ndjenjë dhe shkëlqim.
Para se të ndizet ekrani, shijoni pijen e mirëseardhjes që ju pret në hollin e kinemasë. Kjo mbrëmje është e krijuar për t’ju bërë të ndiheni të veçanta – me shije, stil dhe surpriza. Pasi të merrni gotën në dorë, përgatituni për një udhëtim filmik që ju vë përballë pyetjes: çfarë ka më shumë rëndësi, pasuria apo ndjenjat?
Dhe nuk ndalet me kaq – disa prej jush do të kenë fatin të largohen me dhurata speciale nga partnerët e eventit si Catrice, Venus Aesthetics, Adriana Lashes, Poldora, Oxa Dent, Oxa Beauty, Burger King, Tai Sweets!
CineLady është gjithmonë një kombinim perfekt i filmit dhe shpërblimeve, ndaj nëse jeni me fat, një kujtim i bukur do t’ju presë pas filmit.
Zgjidhni veshjen tuaj më të bukur, merrni mikeshat dhe rezervoni vendet që tani! Mbrëmja CineLady është më shumë se një shfaqje – është një eksperiencë.
Bleni biletat online në cinestarcinemas-ks përmes aplikacionit CineStar Kosovo, ose në arkat e kinemasë.
































