Dordoleci mund të jetë shkrirë, por rekordi ende qëndron.

Banorët e Bethelit, në Maine të SHBA-së, kanë qenë mbajtës të rekordit botëror për dordolecin më të madh të ndërtuar ndonjëherë për rreth 25 vjet.


Aktualisht, sipas Guinness, dordoleci më i madh u përfundua më 26 shkurt 2008.

Dhe banorëve të Bethelit iu deshën një muaj për ta përfunduar, përcjell Telegrafi.

Kur dordoleci përfundoi, ishte 37 metra i gjatë.

Screenshot 13 9

Kamionë të mëdhenj bartnin borën, ndërsa vinçat e ngrenin atë në majë të veprës.

Edhe pse dordoleci është shkrirë që atëherë, titulli ende qëndron në Bethel. /Telegrafi/