Cili 1 tetor 1997?
Ishte data 1 tetor 1997. Në fakt, ishin shumë ditë, e javë, e muaj, e vite para kësaj date. Ishte periudhë kohore kur Kosova gumëzhinte e zihej nga brenda vetëm e vetëm për të bërë diçka për situatën e cila mbretëronte atëherë, situatë kur serbët të vrisnin vetëm pse je shqiptar. Situatat tjera vlerësojini vet. Ishte periudhë kohore kur paraqitej nevoja e fundit për kthesën e fundit: ose do të luftohej për pavarësi, republikë, demokraci e liri, ose do të bëheshim pjesë e Serbisë. Pra, ose njëra ose tjetra. Të gjitha rrugëzgjidhjet tjera ishin konsumuar dhe shterur.
Partitë politikë, që udhëhiqeshin nga ideologjia e krijuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në krye me Ibrahim Rugovën, promovonin zgjidhjen e çështjes së Kosovës përmes bisedimeve dhe negociatave. Shumica e shqiptarëve e kishin mësuar që nuk kishte asgjë nga këto bisedime. Rasti si më konkret ishte tentativa e Fehmi Aganit për t’i kthyer studentët shqiptarë-kosovarë në bankat e Universitetit të Prishtinës, tentativë e cila dështoi pasi që Serbia kërkonte që sistemi universitar, përkatësisht, planprogrami universitar, por edhe ai fillor e i mesëm, të funksionoj sipas sistemit arsimor serb. Edhe një herë, kjo tentativë ishte dështimi dhe rrumbullakimi që me Serbinë më s’kishte bisedime për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Tashti, me dështimin e asaj tentative arsimore të Aganit, u pa nevoja që të organizoheshin protesta shkollore-studentore në përkrahje të çështje së Kosovës. Sido që të jetë, protesta më parë ishte klithmë për ndihmë ndërkombëtare sesa diçka tjetër. Ndërkohë, ndarjet dhe çarjet e shumta mes vet LDK-së, por edhe mes një pjesë të madhe të intelektualëve të Kosovës, tek ndërkombëtarët kishte lënë përshtypje që protestat dhe demonstratat e atëhershme të organizuara kundër regjimit serb, më shumë kinin të bënin me rrëzimin e regjimit të LDK-së dhe të Ibrahim Rugovës.
Sido që të ketë ndodhur, protesta e datës 1 tetor 1997 ishte ajo xixa e cila, sado e vogël, ndihmon në kalljen e zjarrit të madh. Kjo protestë studentore-popullore (edhe me nxënës të shkollave të mesme dhe me prindërit të tyre, plus të përkrahur nga gazetarë e intelektualë jo të ideologjisë LDKiste) nuk ishte organizim i disa individëve që na kujtohen vit për vit (në mënyrë imponuese, do të thosha), por ishte protestë gjithëpopullore. Pra, ishte xixë mes barutit. Ishte ajo xixë që do të na çoj në një luftë pa kthim, drejt një të ardhme goxha të paqartë sepse as lufta nuk e garantonte lirinë dhe pavarësinë e Kosovës sepse një pjesë e madhe e ndërkombëtarëve Evropianë por edhe Amerikanë (kujto Robert Gellbart dhe Riçard Hollbruk) nuk e mbështesnin shkëputjen e Kosovës nga Serbia.
Sido që të jetë, protestat e datës 1 tetor 1997 e kallën Kosovën. Jo vetëm vendorët por edhe ndërkombëtarët e morën vesh që në Kosovë po zhvillohej luftë mes ushtrisë Serbe të armatosur dhe organizuar mirë dhe mes grupeve guerile shqiptare të organizuara spontanisht.
Ajo që sot vlen të përmendet për këto protesta është keqpërdorimi i tyre nga një grusht njerëzish. Shumicën e atyre individëve sot i njohim: kanë bërë karrierë në politikë dhe në para. Sido që të jetë, sot është më parë gjynah pse ende vazhdohet të përmenden këto protesta. Sidomos gjynah ndaj atyre që kanë dal në rrugë dhe kanë dhënë porosinë para vendorëve, por edhe para ndërkombëtarëve, që ashtu më nuk jetohej. Shumica nga ne, pjesëmarrës të atyre protestave, as nuk i kemi njohur ata individë që, pas 1999, flasin për ato protesta thuaja ata i kanë organizuar ato e jo domosdoshmëria dhe faktori përcaktues kohë. Thuaja që ne kemi dal aty për ta, e jo për Kosovën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker