LAJMI I FUNDIT:

Cilës kinematografi i takon Bekim Fehmiu?

Ka edhe një detyrë që kërkon kurajo: të mbetet – Kristian Lundberg

Për çka është Bekim Fehmiu i njohur! Bekimin e bën të njohur aktrimi. Fehmiu me aktrimin e tij metodik kapërceu kufijtë Ballkanik. Luajti me aktor të mirënjohur botërorë, madje pati edhe një film me regjisorin dhe aktorin me famë botërore John Huston (1906-1987)


Bekimi shpërtheu në botë si aktor Jugosllav duke folur Serbokroatisht. Filmi më i njohur i Bekimit mbetet ”Mbledhësit e puplave” (1967) në regji të regjisorit disident serb Aleksander Sasha Petroviq (1929-1994). ”Mbledhësit e Puplave” u shpërblye me dy çmime në Kan, dhe u nominua për Oskar si filmi më i mirë i huaj. Skena në kafene të ”Mbledhësit e Puplave” ku Fehmiu (Bora) i dehur i bërë tapë, duke qeshur dhe çirur me përcjellje të muzikës rome i ngreh duart lartë, thyen gotat e zbrazëta në tavolinë. Kjo skenë përmbledhë më së miri pasionin dhe vuajtjet e romit. Kjo do të jetë skena më kulmore filmike në ish Jugosllavi dhe Ballkan. Skena e sipërcekur lirisht mund të krahasohet me ”Kumbarin” ku Marlon Brando i thotë Jonny Fontane: Do t`ia jap një ofertë qe nuk mund ta refuzojë, dhe ajo e Robert De Niro, ne ”Taxi Driver” Are you tolking to me!. (Me mua flet ti!)

Falë talentit dhe punës, e hiç më pak regjisorit serb Aleksander Petroviq, Bekim Fehmiu shpërtheu si aktorë i kalibrit me përmasa tej Ballkanike. Me 1970 Bekimi do të përformojë për herë të parë në Hollywood në Filmin ”The Adventures” në regji të Lewis Gilbert. Me këtë film Fehmiu hyn në histori si aktori i parë i Evropës Juglindore që përformoi në Hollywood. ”Aventuristi” u keqpritë nga kritika dhe shikuesit. Një vit më vonë (1971) Bekimi do e këtë edhe një rol kryesorë në filmin western ”Deserter” në regji të Burt Kennedy. Edhe pse ”Dezertori” nuk u shpërblye më ndonjë çmim, ishte mjaft i shikuar. Bekimi luajti për mrekulli krahas John Huston dhe Richard Krena.

Më pas plasojnë filmat ”Permission to kill” 1975, ”Black Sunday” 1977. Në ”Black Sundey” Bekimi kishte rol mesatarë pas aktorëve kryesore, Robert Shaw e Bruce Dern. Regjin e filmit ”Black Sunday” e ka bërë regjisori me famë John Frankenheimer, i njohur për regji dhe filma të mirë, si ”Birdman of Alkatraz” (1962) , ”Franch Connection II”, ( 1975 ) ”Ronin” (1998) e shumë e shumë filma të tjerë meritor. Lista e filmave që Bekim Femiu luajti në Hollywood dhe vende tjera është më e gjatë, nëse i përfshijmë edhe rolet episodike që nuk kanë ndonjë vlerë të madhe artistike, përveç serialit televiziv, ”Odiseo” Film i produksionit: italian, francez, gjerman dhe ish-jugoslav.

Kjo ishte odiseiada filmike e Bekimit në Hollywood. Asnjë film në Holywood i aktorit më të madh Ballkanik nuk u shpërblye me ndonjë çmim, madje as që kanë hy në histori si kult film ndonjëri prej tyre. Në ish Jugosllavi dhe Ballkan, Bekim Fehmiu kishte bërë emër, mjaftonte që ai të luante dhe filmi shikohej.

Etiketimet e panevojshme patriotike. A ishte në pyetje vdekja qe Bekimi u mbiçmua të bashkëkombësit e vet, apo vepra që e la ishte më e madhe sa edhe vetë vdekja e tij! Kjo mbetet të trajtohet në Kosovë dhe Shqipëri.

Më rastin e vdekjes të Bekim Fehmiut, gazetarë, aktorë, e sidomos aktorë koleg të Bekimit të prekur nga vdekja e kolegut, bën që Bekim Fehmiu të shikohet e të trajtohet ne media, tv, radio e në mbrëmjet përkujtimore vetëm nga vështrimi sentimental. Emocionet në të shumtën e rasteve na sjellin vetëm errësirë . Në tv dhe gazeta të ndryshme kolegët e aktorit na treguan se si Bekimi ka rrahur serbë kur e kanë fyer si shqiptarë. Në tv na treguan se si Bekimi festonte 28 Nëntorin ditën e pavarësisë çdo vit, në banesën e një aktori shqiptar në Beograd. Po të njëjtit aktorë, kolegë të Bekimit në një debat televiziv të Kosovës thanë se: Bekimin shqiptarët nuk e pëlqejnë, pse paska jetuar në Beograd. Pse iu mbështet ky patriotizëm i pa nevojshëm Bekim Fehmiut! Nga e ka zanafillën ky sofizëm.

Rojet e Bekim Fehmiut sikur harruan se me lindjen e kombit individët e ndjenin veten si pjesë përbërëse shpirtërore e kulturore e atij grupi të veçantë të quajtur komb. Bekimi si individ dhe shqiptar që ishte me siguri se e ka ndier veten të fyer nëse dikush ia ka ofenduar kombin, pasi që kombi është pjesë personale shpirtërore e individit, Bekimi mund të këtë qenë i zemëruar e të grushtojë ndonjë serbë. A ka kjo lloj ngatërrese të bëjë më patriotizëm! Besojë se jo? Pse jo! Sepse nëse rrahja do të ishte patriotizëm atëherë boksieret Xhevdet Peci e Mehmet Bugujevci duhej shpallur më patriot se Bekimi, sepse gjatë karrierës së tyre sportive ata kishin rrahur shumë serbë. Bekim Fehmiu e besoj se e paska festuar 29 Nëntorin në Beograd, gëzimi dhe patriotizmi i festimit kishin jehonën dhe gëzimin aq sa ishte banesa ku mbahej festa e Flamurit.

A nuk e pëlqenin shqiptarët Bekimin që jetonte ne kryeqytetin serb, Beograd? Mendoj se jo. Shumë intelektualë shqiptarë ishin shkolluar e edukuar në Beograd, një pjesë shumë e madhe e tyre i kontribuuan vendit të vetë me edukatën dhe shkollimin qe pikërisht e kishin marrë nga ky qytet. Simbolin e rezistencës Adem Demaçi kur e kanë pyetur gazetarët serbë me ironi: pse je aq shumë nacionalist, Demaçi iu qe përgjigjur: ju vetë me keni mësuar se si duhet dashur kombi, unë kam studiuar në Beograd. Dikush mund të thoshte se shqiptarët nuk e pëlqejnë Bekim Fehmiun se ai ishte martuar me serbe, nuk e besoj! Bekimi bashkëjetoi deri sa vdiq bashkë më të njëjtën grua, me këtë tregoi se martesa me Branken nuk ishte artificiale, nuk ishte martesë interesi material, ishte martesë dashurie, për atë edhe zgjati.

Kur bojkoti dëmton artin. Si shenjë proteste që pushteti Serb ushtronte dhunë ndajë shqiptarëve të Kosovës me 1987 Bekimi ishte tërhequr nga skena Serbe. Zakonisht bojkotet kanë edhe anën e vet negative, psh bojkotet ekonomike e rëndojnë ekonomin dhe xhepin, bojkotet politike shpeshherë sjellin trazira shtetërore, bojkotet artistike e dëmtojnë artin.

Kolegët e Bekim Fehmiut, Faruk Begolli dhe Enver Petrovci, aktorë të mirënjohur kishin studiuar në Beograd, më vonë edhe kanë punuar në këtë qytet. Madje Enver Petrovci duke qenë selektiv në role kishte luajtur edhe pas viteve 90-ta, në Serbi. Faruku dhe Enveri përveç se kishin vepruar në ish Jugosllavi dhe Serbi, kur nuk e anashkaluan atdheun, aktruan në shqip sa herë që u dha rasti. As Faruku e as Enveri nuk e panë të arsyeshme si shenjë proteste të bojkotonin filmin apo teatrin. Përkundrazi, në fillim të viteve e 90-ta së bashku themeluan Akademinë Dramatike në Prishtinë. Djaloshi i dikurshëm Beogradas Faruk Begolli do hyn në historinë e artit të dramaturgjisë së Kosovës. Me themelimin e Teatrit Dodona shkolloi gjenerata të reja, me këtë veprim ai pasuroi kulturën dhe artin e kombit qe e lindi.

Lasgush Poradeci bojkotoi letërsinë, si shenjë proteste ndaj sistemit totalitarë. Që nga ardhja e komunizmit në Shqipëri deri sa vdiq me 1989. Lasgushi vendosi me veten e vet të jetojë gjysmë i burgosur. Bojkoti filozofik i Lasgushit zgjati gjysmëshekulli. Braktisja e gjeniut varfëroi letërsinë shqipe. Shumë poezi u lanë pa u yllëzuar. Sa do të ishte varfër letërsia shqipe, pse jo edhe kinematografia sikur Ismail Kadare ta bojkotonte letërsinë.

Çka shqiptarët kërkuan nga Bekimi. Shqiptarët nga Bekimi kërkuan atë çka ai e bëri për kinematografin Serbe dhe Kroate, Amerikane, italiane, Franceze – Veprën. Shqiptarët kërkuan nga Bekimi qe të flasë shqip në filmat e produksionit Kosovarë dhe atij Shqiptar. Shqiptarët kërkuan hiç më pak e as më shumë se atë çfarë po e bën fotografi i mirënjohur shqiptaro/amerikani Fadil Berisha.

Fadil Berisha është fotograf zyrtar në Miss Universe, Miss USA. Punon për revistat më të njohura botërore si: Elle, Vogue, Mademoiselle etj. Fadil Berisha përveç që e ndien veten shqiptarë, ai vepron si i tillë. Bën punë për revistat Kosovare “Kosovarja” , “Teuta” dhe “Spektri”. Fadili duke vepruar me punën e tij në lëmin e artit fotografik lë gjurmë të pashlyera kulturës e artit të kombit të cilit i takon.

I ndikuar nga valët populiste ish ministri i Kulturës, Lutfi Haziri, vendosi që të bëhet ndarja e çmimit Bekim Fehmiu, për aktorë më të suksesshëm të vitit. Sikur ndarja e çmimit të fokusohej për aktorë shqiptarë që veprojnë dhe japin kontribute jashtë trevave shqiptare çmimi do të arsyetonte veten, përndryshe, ndarja e çmimit Bekim Fehmiu për aktorë që veprojnë dhe punojnë në trevat shqiptare nuk ka kuptim. Ashtu siç nuk do të kishte kuptim që letërsia maqedonase ta përfshinte maqedonasin Sterjo Spasse (1914-1989) në letërsinë maqedonase. Veprimtaria letrare e Sterjo Spasse është e shkruar në gjuhen shqipe edhe pse Spasse ishte maqedonas, ai i kontribuoi letërsisë shqiptare dhe si i tillë i takon asaj letërsie ku ai kontribuoi.

Bekim Fehmiu i edukuar nga një prind i arsimuar dhe patriot vlerat dhe kulturën që kishte marrë nga prindi dhe populli, me mundësinë e talentin që e kishte ai nuk e përcolli. Ernest Renan (1823-1892) thekson : kombi është dëshirë për të jetuar së bashku, gatishmëri për të vazhduar vlerën e trashëgimisë që ata kanë marrë në një formë të pandarë.

E kuptoj identifikimin personal (qofshin edhe gjysmë të trilluara) por nuk i kuptoj himnet mortore për njerëzit me famë pas vdekjes, ku veset ju minimizohen apo shenjtërohen gjerë në romantizëm.

Përndryshe ata që përziejnë aktrimin e Bekimit me patriotizëm janë të goditur nga emocionet individuale, ku arsyeja për ndjenjën kolektive humb logjiken. Apo në raste të krizave të identitetit ku individët për shkaqe të komplekseve të tyre kërkojnë identitet të ri.

Bekim Fehmiu si shqiptar, ishte aktor i madh serb, si i tillë e përkrahu kombin e vetë herë me anë identifikimi herë me anë të heshtjes. Bekimi me amanetin e fundit që hirin e trupit të tij t’ia gjuajnë në lumin e Prizrenit shpirtin ia dhuroi popullit të vetë, ndërsa veprën Serbisë. I qoftë i lehtë shpirti.

Në trend

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Kalo në kategori