Hipertensioni është një sëmundje kronike që karakterizohet me vlera të larta të presionit brenda enëve të gjakut, vlera mbi normale.

Kardiologu Jahir Shala në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për këtë sëmundje dhe simptomat që mund t’i kemi në rast të hipertensionit.


“Është sëmundje shumë e shpeshtë dhe pjesa më e madhe nuk dihet shkaku... Zakonisht kur ka një hipertension, një numër i pacientëve nuk kanë shenja... Por, te disa hipertensioni shoqërohet me kokëdhimbje, kokëdhimbje në pjesën e pasme të kokës, marramendja, ushtimë në vesh, ndonjëherë frymëzënie dhe dhimbje gjoksi kur vlerat kalohen mbi 200”, tha ai.

Podcastin e plotë ku doktor Shala flet për sëmundjet e zemrës, aritmitë, sulmin në zemër etj, mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/