Cilat janë disa nga ankesat kryesore që kanë pacientët në Kosovë? Flet përfaqësuesi i Shoqatës, Besim Kodra
Përfaqësuesi i Shoqatës së Pacientëve, Besim Kodra në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për ankesat që kanë pacientët në Kosovë.
Kodra theksoi se ankesat janë të natyrave të ndryshme.
“Ka mungesë të shërbimit, mungesë të barnave, mungesë të sjelljes së stafit shëndetësor, ka shërbime diagnostike, gabime në trajtim, sjellje joetike e joprofesionale, lista të gjata e kohë të pritjes”, tha ai.
Kodra tutje theksoi se nëse ankesat e pacientëve nuk shërbejnë si një busulle, si një mekanizëm i udhëheqjes së një institucioni shëndetësor atëherë ankesa do të ketë vazhdimisht.
“Ankesat e pacientëve kanë dy lloj efekte. E para ana tregon se një individ nuk po trajtohet si duhet dhe e dyta na tregon se çfarë duhet të ndryshohet në institucionet shëndetësore. Nëse ankesat nuk shihen në këtë mënyrë, atëherë mund të trajtohet një ankesë, po nuk e kemi ndalë rrjedhjen e problemeve të pacientëve
Prandaj, përderisa institucionet shëndetësore nuk janë të fokusuara në cilësinë e shërbimeve shëndetësore atëherë ankesat e pacientëve nuk kanë kuptim”, tha ai.
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/






























