Dy persona kanë raportuar në polici një rast të dyshuar vjedhjeje në parkingun e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Sipas njoftimit nga policia, rasti ka ndodhur më 28 mars 2026 rreth orës 15:32, kur dy ankues meshkuj kosovarë kanë deklaruar se një veturë e tyre e tipit Golf VIII i ishte dhënë me qira një çifti bashkëshortor nga Shqipëria.


Sipas ankuesve, të dyshuarit nuk e kanë kthyer veturën në vendin dhe kohën e paraparë sipas marrëveshjes, duke ngritur dyshime për keqpërdorim apo përvetësim të kundërligjshëm të automjetit.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë në zhvillim për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Telegrafi/