Ambiciet e mëdha në punë dhe obligimet e shumta, kanë bërë që njerëzit ta përjetojnë krizën e moshës së mesme që në të tridhjetat e tyre.
Jeni në vitet më të mira të jetës, në të tridhjetat apo dyzetat dhe përkrah jush keni një partner që e doni dhe me të cilin doni të rrini sa më shumë. Por, ka kohë që keni vërejtur se diçka nuk është në rregull. Partneri ankohet se është i lodhur, nuk ka vullnet, thjesht nuk ka fuqi për asgjë, transmeton Telegrafi.
Viktima të ndryshimeve
Më parë, simptomat e tilla quheshin krizë e moshës së mesme dhe më së shpeshti haseshin te meshkujt që kishin shkelur në të 50-tat. Sot, këto simptoma gjithnjë e më shumë hasen edhe te femrat dhe kufiri i moshës është ulur në 30 apo 40. Personat e tillë më së keqi ndihen në mëngjes, por as gjatë ditës nuk përmirësohen shumë. Ekspertët mendojnë se këta persona janë viktima të ndryshimeve në raportet e punës.
Frika nga humbja
Të mbingarkuar me punë, personat e tillë janë të brengosur rreth sigurimit të mjeteve të mjaftueshme për mbijetimin e familjes. Kjo mbyt te të rinjtë dhe të rejat dëshirën për butësi, intimitet, por edhe për bisedë. Është parë se presioni është më i madh te ata që kanë punë më të mirë dhe që fitojnë më shumë para.
Caktojini prioritetet
Krahas frikës se do t’ju ikë shansi që vjen një herë në jetë për të përparuar në karrierë, është vërejtur se njerëzit në postet udhëheqëse janë gjithnjë e më të rinj, por ata janë shtresa më pak e lumtur e shoqërisë. Vitet e 30-ta të jetës janë bërë më të vështira se më parë. Një studim tregon se një e pesta e të punësuarve të moshës 35 deri 44 vjet janë depresivë dhe anksiozë. Në mënyrë që të evitoni gjendjet e tilla, duhet me kohë të ndaloni mendimet e këqija dhe t’i caktoni prioritetet.
Bisedoni me partnerin!
Merruni vesh me partnerin se çka prisni nga njëri-tjetri në aspektin e suksesit profesional dhe sa kohë doni të kaloni së bashku. Mundohuni që ta respektoni marrëveshjen dhe, të paktën, një herë në javë, të rrini së bashku, duke u marrë me aktivitete të përbashkëta. Bisedoni çdo ditë, para se të bini në gjumë dhe në mëngjes, duke pirë kafen. Nuk mund të ketë seks të mirë pa një raport të mirë midis vete. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Luani
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Peshqve do të pendohej nëse do të ndahej

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit