Christina Aguilera u pa gjatë një daljeje të rrallë publike me të fejuarin e saj 37-vjeçar Matthew Rutler të martën pasdite (25 tetor).

Të dy u panë në Beverly Hills teksa prisnin për të marrë kafe.


Nëna e dy fëmijëve, 41 vjeçe, ishte me veshje sportive nga “Puma”, kapelë “Balenciaga” dhe syze.

63841921 11354125 Doting mother Christina shares her daughter Summer with Rutler a m 172 1666732857279

Partneri i saj kishte veshur një pulovër me vija me xhinse të zeza dhe atletet sportive.

Dyshja filluan të takoheshin për herë të parë në vitin 2009 kur u takuan në xhirimet e filmit të saj “Burlesque”, ku luajti Cher.

“Matthew është një person i veçantë. Ne kishim një miqësi vërtet të fortë në film”, kishte deklaruar ylli për People në vitin 2010.

63841911 11354125 Tackling an issue The video which targets the body shaming issue a 169 1666732843534

“Ai është lloji i personit me të cilin mund të kaloni orë të tëra në telefon duke folur dhe papritmas është ditë. Sapo bëra kërkesë për divorc nga Jordan Bratman, filluam të takoheshim”, kishte deklaruar tutje Aguilera.

Ata mirëpritën një vajzë të quajtur Summer Rain Rutler në 2014.

Aguilera ndërkohë ka qenë e përfolur së fundmi për rikthimin e një hiti të vjetër.

63841907 11354125 Casually stylish The Genie in a Bottle hitmaker wore a Puma trac a 160 1666732843214

Ajo trajtoi çështjen e ndikimeve negative të mediave sociale tek fëmijët në një video të re të fuqishme për hitin e saj të vitit 2002 “Beautiful”, të cilin e rikrijoi dhe e ripublikoi në fillim të kësaj jave.

Mesazhi është jetik për Aguilerën pasi ajo ka dy fëmijë, Max, 14 dhe Summer.

Max Liron lindi nga martesa e saj e parë me Jordan Bratman dhe vajza e saj, Summer Rain, është fëmija i saj i parë me të fejuarin e saj aktual Rutler.

63841919 11354125 Message to protect kids Both versions of the video promote the m m 180 1666733733377

Versioni i vitit 2002 shfaqte njerëz që luftojnë me çrregullimet e të ngrënit, dismorfinë trupore, racizmin dhe homofobinë.

Versioni i ri tregon fëmijë nga sfera të ndryshme të jetës, të cilët janë nën presion nga standardet e mediave sociale, nga problemet e imazhit të trupit te abuzimi me substancat dhe mbështetja në grim për t'u ndjerë bukur.

63841915 11354125 Her message As she accepted the Spirit of Hope award in Septembe a 166 1666732843391

Të dy versionet e videos promovojnë mesazhin e vetëpranimit dhe dashurisë.

Të dy versionet përfundojnë me të gjithë duke kapërcyer mendimet e errëta dhe dhimbjen që po përjetojnë, duke dhënë një mesazh shpresëdhënës në lidhje me temën.

63841905 11354125 Shopping outing Christina Aguilera 41 was pictured enjoying an a m 173 1666732937736

Kujtojmë që gjatë “Billboard Latin Music Awards 2022” të mbajtur në fund të shtatorit, Christina u nderua me çmimin “Spirit of Hope”.

Njohja e veçantë i jepet ose një artisti ose një grupi që kanë bërë punë të rëndësishme filantropike dhe humanitare jashtë industrisë së muzikës. /Telegrafi/

63074617 11354125 Heartfelt performance The talented singer performed her song La  a 168 1666732843393