Christian Eriksen ka zbuluar se si e nervozoi Cristiano Ronaldon - në sezonin debutues te Manchester United.

Danezi ka rritur ndikimin në  sezonin e parë nën urdhrat e Erik ten Hag, ndërsa portugezi u largua në dhjetor për intervistën e tij në Piers Morgan.


Dhe mesfushori ka bërë shaka për një gjë që ka gabuar me pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Eriksen tha për faqen zyrtare të United: “Edhe tani në klub kemi lojtarë të shumtë të cilët, nëse ai ka pasur një ditë të mirë, ai do ta ketë atë edhe në ditën e ndeshjes”.

“Unë ia dola ta fitoja një lojë ndaj Ronaldos në stërvitje, por ai nuk ishte shumë i kënaqur me këtë”.

“Isha në një ekip me Bruno Fernandes dhe Marcus Rashford, ndërsa Cristiano ishte me disa bashkëlojtarë të tjerë përballë nesh dhe ai nuk e priti mirë reagimin tij kur fillova të festoja”, ka shtuar më tej danezi.

Eriksen është rikthyer në formën e tij më të lartë që nga sulmi në zemër që kishte në Euro 2020, derisa Ten Hag e sheh si një lojtar shumë të rëndësishëm në taktikat e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app