Andrea Paventi ka konfirmuar për Sky Sport Italia se Christian Chivu, përkundër faktit se do të stërvisë vetëm të premtën me ekipin, ai do të gjendet nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Milanit.

Leonardo në këtë sfidë pritet të përdorë formacionin 4-2-3-1, formacion ky mjaft kontravers, pasi që lë në pankinë futbollistë në top formë si Thiago Motta, por duke parë nevojën për fitore në këtë sfidë, duket se ish-strategu Rossoner ka vendosur të hyjë në këtë takim me një taktikë më ofensive të bazuar nga ndeshjet e mëdha të sezonit të kaluar, ku Jose Mourinho shfrytëzoi të njëjtin formacion. /Telegrafi/

telegrafi sport app