Qendërmbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka folur për ish-shoku e skuadrës së tij Arturo Vidalin, duke thënë se ai shpesh dilte dhe konsumonte alkool, por mbetej lojtari më i mirë.

Ky fragment është nxjerrë nga autobiografia e Chiellini, 'Io, Giorgio', i cili kujton sjelljen e kilianit jashtë fushës në vitet 2011 dhe 2015.


“Vidal nganjëherë dilte jashtë dhe pinte më shumë sesa duhej. Të gjithë e dinin këtë. Mund të thuhet se e kishte dobësi alkoolin”.

VIDALL e1460638229553

"Sidoqoftë, kjo nuk vë në dyshim nëse ai është kampion apo çfarë lloj personi është”.

"Dobësitë janë pjesë e natyrës njerëzore. Ajo që ka rëndësi janë pasojat që mund të kenë ato te një skuadër”, shkruan Chiellini.

Sipas Cheillinit kiliani Arturo ishte lojtar i madh dhe nuk mungonte kurrë pothuajse në stërvitje.

1289082 27774448 2560 1440

Chiellini e krahason Vidalin me Paolo Monteron, pasi edhe ai ishte mbret i ndjeva.

“Vidal ishte paksa i tillë. Ende mbaj mend një turne në Shtetet e Bashkuara. Arturo nuk ishte askund. Ai ishte në shtrat dhe duhej të tërhiqej zvarrë fizikisht”.

"Ne provuam veshjen tonë të re të stërvitjes atë ditë. Të gjithë ne ishim të veshur me të zezë, nxehtësi 40 gradë: [Antonio] Conte donte ta bënte shembull për skuadrën”.

vidal conte

"Por nuk ndodhi ashtu, përkundrazi, pas 10 minutash kur të gjithë mendonin që Arturo ishte i dehur, ai filloi të vrapojë si i çmendur dhe i mundi të gjithë në 20 metra”, tregon Chiellini.

Sipas mbrojtësit italian, Vidal sillte gëzim për skuadrën, lider i vërtet, luftëtar dhe një kampion i shkëlqyeshëm. /Telegrafi/

telegrafi sport app