Gary Lineker përveç karrierës së tij, ai shpesh herë përmendet edhe për thënien e tij të famshme: "Futbolli është një lojë e thjeshtë. 22 lojtarë ndjekin topin për 90 minuta dhe në fund fiton gjithmonë Gjermania", por meksikanët nuk mendojnë kështu, së paku jo në këtë të diel.

Kampionët aktual humbën në ndeshjen e tyre të parë në Kampionatin Botëror 'Rusia 2018' nga Meksika me rezultat 0-1.


Golin e fitores e shënoi Hirving Lozano në minutën e 35-të.

Juan Carlos Osori (Foto: Getty Images)

Kjo gjë gëzoi shumë tifozët e pranishëm në Luzhniki Stadium, por edhe ata në Meksikë.

Por, jo vetëm. Lojtarët e Përfaqësueses së Meksikës në fund të ndeshjes kanë shpërthyer nga gëzimi.

Javier Hernandez meksika (Foto: Getty Images)

Në menin e tyre ishte edhe Javier Hernandez, i cili nuk arriti të mbajë lotët.

Kjo fitore është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Meksikës në Botëror pasi tani gjasat që ata të kalojnë grupin janë të mëdha.

Edson Alvarez 1 (Foto: etty Images)

Ndeshja e tyre e ardhme në Grupin F është kundër Koresë së Jugut, pastaj në fund ndaj Suedisë. /Telegrafi/

https://twitter.com/afcDWvid/status/1008393015075930113

telegrafi sport app