Chelsea është duke u përgatitur për rikthimin e Declan Rice në Stamford Bridges.

Mesfushori i talentuar anglez ishte larguar vite më parë nga akademia e klubit londinez, për të shkëlqyer me West Hamin.


Rice është dëshira kryesore e trajnerit Frank Lampard që kërkon ta përforcojë repartin e mesfushës.

GettyImages 1179210053 Declan Rice. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

West Ham United e vlerëson 60 milionë funte yllin e saj, teksa Chelsea nuk është gati ta paguajë këtë shumë.

Ekipi i miliarderit rus Roman Abramovich po planifikon të dërgojë belgun Michy Batshuayi tek rivalët lokal dhe një pjesë të parave për të arritur tek anglezi.

Chelsea ka gati ofertën prej 40 milionë funteve si dhe sulmuesin belg Michy Batshuayi për transferimin e Rices në Stamford Bridges.

GettyImages 1168638259 Declan Rice. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Kjo ofertë mund të pranohet nga West Ham, pas ‘çekanët’ janë në kërkim të një sulmuesi.

Gjithsesi Rice ka shprehur dëshirën e tij të rikthehet tek klubi amë pasi aty janë edhe miqtë e tij më të mirë si Masson Mount, Tammy Abraham e Recce James. /Telegrafi/

telegrafi sport app