Chelsea thuhet se janë duke përgatitur një sulm gjatë verës për Federico Bernardeschin e Fiorentinas, pasi bisedimet mbi rinovimin kanë ngecje.

Sipas calciomercato.com, Fiorentina nuk janë duke u ngutur për të hyrë në negociata me Bernardeschin mbi një kontratë të re përtej vitit 2019, përcjell Telegrafi.


22-vjeçari ka deklaruar gjithmonë dëshirën e tij për të mbetur një lojtar i Violas, por - për dallim nga Nikola Kalinic - ai është pa klauzolë lirimi, dhe mund të largohet nga klubi për një ofertë të kënaqshme.

Kjo ka lënë derën hapur për një qasje nga Chelsea, pasi trajneri i tyre, Antonio Conte, është një admirues i vjetër i anësorit italian, i cili llogaritet zbulimi më i madh këto vitet e fundit.

Calciomercato gjithashtu lidh Bernardeschin, i cili ka shënuar 11 gola në 29 paraqitje për Fiorentinën këtë sezon, me Interin, Monacon dhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/

telegrafi sport app