Chelsea ka vazhduar me fitoren e dytë radhazi në Ligën Premier, këtë herë fitoi ndaj Crystal Palaces me rezultat 3-1.

Blutë ishin më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar për skuadrën e Maurizio Sarrit.


Chelsea shënoi me rastin e parë serioz, ishte Alvaro Morata që shënoi në minutën e 32-të.

Alvaro Morata (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 53-të shënoi Andros Townsend, i cili barazoi rezultatin në 1-1.

Ishte Morata ai që riktheu epërsinë e Blutëve në 2-1 në minutën e 65-të, ndërsa pas pesë minutave Pedro e shënoi golin e qetësisë.

Pas kësaj fitore Chelsea renditet në vendin e dytë me 27 pikë, dy më pak se Manchester City, ndërsa ka pikë të njëjta me Liverpoolin.

Marcos Alonso Marcos Alonso gjatë një duli me Andros Townsend (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Crystal Palace vazhdon në pozitën e 14 me tetë pikë, kurse në xhiron e ardhshme do të luajnë ndaj Tottenhamit.

Chelsea në xhiron e 12-të në Ligën Premier do të luajnë kundër Evertonit. /Telegrafi/

telegrafi sport app