Erling Haaland vazhdon të jetë dëshira kryesore e Chelseat për afatin kalimtar veror.

Kampioni në fuqi i Evropës dëshiron transferimin e norvegjezit me çdo kusht, edhe pse ky transferim do t'i kushtojë shumë atyre.


Borussia Dortmund i ka bërë të qartë se dëshiron 175 milionë euro për ta lënë të lirë norvegjezin dhe Chelsea po përgatitet për këtë transferim.

uid 69f10109d45cd5976e1533c7d04d9f7c1623138269497 width 1200 play 0 pos 0 gs 0 height 678 erling haaland juz wkrotce zamieni zolta koszulke na niebieska chelsea chetnie widzialaby go u siebie fot getty

Mediat angleze kanë raportuar se Chelsea ka nxjerr tre futbollistë në shitje për të financuar blerjen e Haaland.

Fjala është për sulmuesin Tammy Abraham si dhe dy mesfushorët, Hakim Ziyech dhe Tiemoue Bakayoko.

GettyImages 1283194049 Tammy Abraham dhe Hakim Ziyech

Për sulmuesin anglez Tammy Abraham synohet të fitohen 40 milionë euro dhe interesim kanë shprehur skuadrat si Newcastle United, West Ham United, Aston Villa dhe Leeds United.

40 milionë euro synohen të fitohen edhe nga shitja e Hakim Ziyech, ku Roma dhe Milani kanë shprehur interesim.

Ndërkohë sa i përket shitjes së Bakayokos, Chelsea pretendon të fitojë rreth 15 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app