Trevoh Chalobah pritet të jetë i larguari i radhës nga gjiganti anglez Chelsea.

Qendërmbrojtësi i talentuar ka debutuar me ekipin anglez vitin e kaluar, ku ka shfaqur lojëra mjaftë të mira.


23-vjeçari ka luajtur edicionin e kaluar në 30 ndeshje zyrtare madje duke shënuar edhe katër gola e duke asistuar në dy të tjerë.

norwich city v chelsea premier league scaled 1

Por trajneri gjerman Thomas Tuchel nuk mund t'i japë këtë edicion hapësirat e duhura lojtarit dhe bashkërisht me klubin kanë vendosur huazimin e tij.

Mediat e ndryshme në Ishull kanë raportuar se Chelsea do ta huazojë Chalobah vetëm për një vit dhe nuk do t'i lë asnjë skuadrës mundësinë e blerjes pasi besojnë shumë në të.

Tre gjigantët italianë, Roma, Inter dhe Milan janë futur në garë për lojtarin dhe po bisedojnë me Chelsean për huazimin e tij.

Ndërkohë interesim për qendërmbrojtësin e talentuar kanë shprehur edhe skuadrat angleze si Brentford, Southampton, Leeds United e Everton. /Telegrafi/

telegrafi sport app