Chelsea ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndaj West Bromwich Albionit në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Ligës Premier.

Skuadra e Antonio Contes i është kthyer fitores në kampionatin anglez pas dy humbjeve turpëruese ndaj Bournemouthit dha Watfordit.


Blutë e Londrës e kanë mposhtur WBA-në në një ndeshje të dominuar totalisht në të dy pjesët e lojës.

Giroud Hazard Hazard feston golin e parë me Giroudin (Getty Images)

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 25-të të ndeshjes dhe shënues ishte ylli i skuadrës Eden Hazard, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit nga Olivier Giroud dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim edhe përkundër rasteve të shumta nga të dyja skuadrat.

Edhe në pjesën e dytë, Chelsea arriti të dominoj duke shënuar edhe dy gola tjerë, ku i pari në këtë pjesë erdhi në minutën e 63-të, ku shënues ishte Victor Moses për 2-0.

Moses Moses dhe festa e tij me akrobacione (Getty Images)

Luhej minuta e 71-të e ndeshjes ku në pah del përsëri ylli kryesor i ekipit, Hazard, i cili shënoi një supergol për 3-0 dhe vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Hazard 1 Hazard shënoi një supergol (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Chelsea ngjitet në pozitën e katërt në tabelë me 53 pikë, ndërsa WBA mbetet në vendin e fundit me vetëm 20 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Blutë udhëtojnë drejt Manchester Unitedit, ndërsa WBA e pret në shtëpi Huddersfieldin. /Telegrafi/

telegrafi sport app