LAJMI I FUNDIT:

Chelsea gati ta thyej rekordin e klubit për transferimin e Bellingham

Chelsea gati ta thyej rekordin e klubit për transferimin e Bellingham

Jude Bellingham është bëri njëri nga futbollistët më të kërkuar në botë nga top klubet.

Mesfushori anglez është në top formë me Borussia Dortmundin dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha të cilat janë gati të bëjnë ‘çmenduri’ për transferimin e tij.

19-vjeçari po luan për mrekulli, derisa ka realizuar edhe tre gola këtë sezon me Dortmundin.


Verdhezinjtë refuzuan disa oferta këtë verë për anglezin e ri, pasi duan të fitojnë sa më shumë të jetë e mundur nga largimi i tij.

Chelsea është futur fuqishëm në garë për Bellingham dhe janë gati të thyejnë rekordin e klubit për transferimin e tij.

Tabloidi anglez Daily Telegraph ka raportuar se londinezët janë gati të ofrojnë 130 milionë funte (145 milionë euro), për transferimin e Bellingham në verë.

Dortmund synon të fitojë deri në 150 milionë euro nga shitja e yllit të tyre, pasi gara për të është shumë e madhe.

Përveç londinezëve në garë për Bellingham janë edhe Manchester city, Manchester United, Real Madrid dhe Liverpool. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përplasja e tifozëve pas ndeshjes Shqipëri - Gjeorgji

Përplasja e tifozëve pas ndeshjes Shqipëri - Gjeorgji

Kombëtarja e Shqipërisë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Brazili rrezikon paraqitjen në Botëror, mposhtet nga Paraguai - humbje pëson edhe Argjentina

Brazili rrezikon paraqitjen në Botëror, mposhtet nga Paraguai - humbje pëson edhe Argjentina

Ndërkombëtare
Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

La Liga
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Përfaqësueset
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Premier League
Kalo në kategori