Chelsea ka deklasuar Barcelonën duke e mposhtur me rezultat të thellë 3-0.

Ka qenë një paraqitje fantastike e londinezëve duke shënuar tre gola shumë të bukur me aksione të rrjedhshme.


Jules Kounde shënoi autogol, derisa Estevao dhe Liam Delap realizuan dy gola të tjerë për triumfin e Chelseat.


E lojtari më i mirë në fushë ishte Marc Cucurella, me mbrojtësin spanjoll që mori notën 8,2 nga SofaScore.

Paraqitje fantastike te Chelsea patën edhe Estevao (7,9) e Reece James (7,5).

Te Barcelona lojtari me notën më të lartë ishte Ferran Torres (7,5), derisa nota më e ulët shkoi për Ronald Araujon i cili u ndëshkua me karton të kuq (5.2). /Telegrafi/



telegrafi sport app