Chelsea 2-2 Arsenal, gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes

- 21/10/2023 23:04-Pochettino shprehet i zhgënjyer pas barazimit në derbi
- 21/10/2023 23:03-Mikel Arteta shprehet i lumtur me karakterin e Arsenalit pas barazimit në derbi ndaj Chelseat
- 21/10/2023 20:30-Mbyllet ndeshja
- 21/10/2023 20:15
- 21/10/2023 20:08
- 21/10/2023 19:39
- 21/10/2023 19:19-Mbyllet pjesa e parë
- 21/10/2023 18:46
- 21/10/2023 18:31-Fillon ndeshja
- 21/10/2023 17:29-Formacionet zyrtare, Chelsea – Arsenal: Pochettino dhe Arteta duan fitore
- 20/10/2023 22:11-Tifozët e Chelseat planifikojnë të nderojnë karrierën e Hazard para ndeshjes me Arsenalin
- 20/10/2023 18:30-“Duam të fitojmë dhe të shkatërrojmë kundërshtarin”: Pochettino zbulon diçka të çuditshme për përballjen me Artetën
- 20/10/2023 18:11-Mikel Arteta përditëson gjendjen e Bukayo Saka dhe William Saliba para ndeshjes me Chelsean
- 20/10/2023 17:57-Pochettino konfirmon mungesën e Brojës për ndeshjen me Arsenalin, në pikëpyetje edhe sulmuesi tjetër i Chelseat
- 19/10/2023 19:01-Formacioni më i mirë i kombinuar para derbit mes Chelseat dhe Arsenalit
- 19/10/2023 17:46-Zbulohet formacioni më i vlefshëm në botë, Arsenali ka tre lojtarë
- 19/10/2023 17:42-Chelsea i kthehen dy mbrojtës në stërvitje, gati për Arsenalin
Chelsea dhe Arsenali kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare, por që në fund u mbyll në barazim 2-2.
21/10/2023 23:04-Pochettino shprehet i zhgënjyer pas barazimit në derbi
Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino, pranoi se ndjehet sikur kanë humbur dy pikë pas barazimit 2-2 me Arsenalin në “Stamford Bridge”.
Pas golave të Cole Palmer dhe Mykhailo Mudryk që i dhanë epërsinë nikoqirëve prej 2-0, Chelsea pranoi dy gola në harkun e tetë minutave.
Lexo lajmin e plotë...
21/10/2023 23:03-Mikel Arteta shprehet i lumtur me karakterin e Arsenalit pas barazimit në derbi ndaj Chelseat
Pasi e pa ekipin e tij të rikthehej nga dy gola disavantazh për të fituar një pikë në “Stamford Bridge”, Mikel Arteta ishte i kënaqur që ekipi i tij nuk u dorëzua deri në fund të ndeshjes.
Arteta beson se kjo ndodhi për shkak të shpirtit luftarak të lojtarëve të tij për të marrë një rezultat pozitiv.
21/10/2023 20:30-Mbyllet ndeshja
Ndeshja që njihet si 'Derbi i Londrës' është mbyllur 2-2.
21/10/2023 20:15
84’ Barazohen shifrat në ‘Stamford Bridge’. Bukayo Saka asistoi te Leandro Trossard që shënoi për 2-2.
21/10/2023 20:08
77’ Declan Rice ka shënuar për 2-1 kur kanë mbetur më shumë se sa dhjetë minuta që ndeshja të mbyllet.
https://twitter.com/centregoals/status/1715791706694598942
21/10/2023 19:39
49' Mykhailo Mudryk me të filluar pjesa e dytë ka shënuar gol për Chelsean duke e dërguar rezultatin në 2-0.
https://twitter.com/centregoals/status/1715784389714489495
21/10/2023 19:19-Mbyllet pjesa e parë
21/10/2023 18:46
15’ Zhbllokohet derbi i Londrës. Cole Palmer shënon nga pika e bardhë për 1-0.
https://twitter.com/BlueNewsDaily/status/1715771532071325886
21/10/2023 18:31-Fillon ndeshja
1' Ka nisur ndeshja.
21/10/2023 17:29-Formacionet zyrtare, Chelsea – Arsenal: Pochettino dhe Arteta duan fitore
Chelsea pret Arsenalin në kuadër të javës së nëntë të Ligës Premier në atë që njihet si ‘Derbi i Londrës’.
Blutë vijnë nga një seri prej dy fitoresh, por nisja e dobët e kampionatit i mban ende në vendin e 11-të me 11 pikë.
Në anën tjetër Arsenali është në vendin e katërt me 20 pikë, aq sa kane edhe Liverpool dhe Tottenham në pozitat më lartë.
Chelsea: Sanchez; Gusto, Colwill, Thiago Silva, Cucurella; Enzo Fernández, Caicedo, Gallagher; Palmer, Mudryk, Sterling.
Arsenal: David Raya; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Odegaard, Rice, Jorginho; Saka, Gabriel Jesús, Martinelli.
20/10/2023 22:11-Tifozët e Chelseat planifikojnë të nderojnë karrierën e Hazard para ndeshjes me Arsenalin
Tifozët e Chelseat po planifikojnë të nderojnë karrierën e Eden Hazard me një banderolë përpara ndeshjes kundër Arsenalit këtë fundjavë. 32-vjeçari mbeti pa klub këtë sezon pasi Real Madridi i ndërpreu kontratën një vit përpara se ajo të skadonte.
Pavarësisht se raportohet se ka marrë deri në gjashtë oferta nga klube të ndryshme që nga largimi nga “Santiago Bernabeu”, Hazard vendosi të varë këpucët në gozhdë dhe të shijojë frytet e punës së tij të palodhur ndër vite.
20/10/2023 18:30-“Duam të fitojmë dhe të shkatërrojmë kundërshtarin”: Pochettino zbulon diçka të çuditshme për përballjen me Artetën
Mauricio Pochettino thotë se do të jetë e çuditshme të përballet me Mikel Artetën, të cilin ai e sheh si një "familje".
“Nuk është për t'u habitur ajo që ai po bën sepse ai ishte trajner tashmë në moshën 19-vjeçare, kur unë së pari e njoha atë”, ka thënë Pochettino përpara vizitës së Arsenalit tek Chelsea.
20/10/2023 18:11-Mikel Arteta përditëson gjendjen e Bukayo Saka dhe William Saliba para ndeshjes me Chelsean
Mikel Arteta ka dhënë informacionet më të fundit për skuadrën e Arsenalit përpara udhëtimit në “Stamford Bridge” aty ku do të përballen me rivalin lokal Chelsean.
Arteta është përballur me shtypin përpara ndeshjes së Arsenalit kundër Chelseat në Ligën Premier. Pas fitores mahnitëse ndaj Manchester Cityt para pushimit me kombëtare, klubi kishte ende një sërë shqetësimesh për shkak të lëndimeve të shumta.
20/10/2023 17:57-Pochettino konfirmon mungesën e Brojës për ndeshjen me Arsenalin, në pikëpyetje edhe sulmuesi tjetër i Chelseat
Armando Broja nuk do të jetë gati për Derbin e Londrës mes Chelseat dhe Arsenalit dhe këtë e ka konfirmuar Mauricio Pochettino.
Fjalët e Sylvinhos konfirmohen tashmë edhe nga Pochettino, i cili deklaroi në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Arsenalin se Armando Broja po vijon trajtimin në gjurin e majtë dhe nuk do të jetë në dispozicion për Derbin e Londrës.
19/10/2023 19:01-Formacioni më i mirë i kombinuar para derbit mes Chelseat dhe Arsenalit
Chelsea dhe Arsenali do të zhvillojnë derbin në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier. Ndeshja që fillon të shtunën e 21 tetorit, do të luhet në stadiumin “Stamford Bridge”.
Blutë kanë më shumë lëndime, si Ben Chilwell, Carney Chkwuemeka, Romeo Lavia dhe Crisopher Nkunku. Në anën tjetër, Topçinjtë kanë të sigurt vetëm mungesën e Jurrien Timber.
Në dyshime për Chelsean janë Armando Broja, Trevo Chalobah, Reece James, Cole Palmer dhe Axel Disasi. Ndërsa për Arsenalin në dyshime: Bukayo Saka, William Saliba dhe Leandro Trossard.
Por, cila skuadër do të kishte më së shumti lojtarë të përfshirë në formacionin e kombinuar?
19/10/2023 17:46-Zbulohet formacioni më i vlefshëm në botë, Arsenali ka tre lojtarë
Është zbuluar formacioni apo 11-shja më e vlefshme në futbollin botëror dhe në listë dominojnë Real Madridi dhe rivalët e Ligës Premier, Arsenali dhe Manchester City.
Topçinjtë u përballën me skuadrën e Pep Guardiolës në pjesën më të madhe të sezonit të kaluar dhe dyshja kanë vazhduar rivalitetin e tyre edhe këtë sezon.
Arsenali mposhti Cityn në Emirates herën e fundit në ligë dhe shkuan në krye të tabelës së ligës së bashku me rivalët londinez, Tottenham Hotspur.
Kështu, forma e skuadrës së Mikel Artetës ka parë që vlera e transferimit të disa lojtarëve të rritet në qiell, me tre lojtarë që gjenden në 11-shen më të vlefshme në botë sipas Transfermarkt.
19/10/2023 17:42-Chelsea i kthehen dy mbrojtës në stërvitje, gati për Arsenalin
Reece James dhe Axel Disasi janë rikthyer në stërvitje të plotë të mërkurën, ka raportuar Chelsea përmes faqes së internetit të klubit.
Kapiteni po lufton me një dëmtim të kofshës që nga gushti dhe është paraqitur vetëm një herë në Ligën Premier deri më tani këtë sezon.
Në anën tjetër francezi pësoi një dëmtim në kofshë javën e kaluar, pak para se të duhej të bashkohej me Francën.












































