Çfarë tha mbrojtja e Selimit dhe Krasniqit në deklaratat përmbyllëse?

Mbrojtja e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë kanë vazhduar me fjalët përfundimtare. Avokati Geoffrey Roberts ka thënë se Rexhep Selimi duhet të shpallet i pafajshëm dhe të lejohet të kthehet te familja e tij në Kosovë.
Edhe avokatja e Jakup Krasniqit, Venkatesëari Alagendra, ka thënë se ai duhet të shpallet i pafajshëm. Të hënën, Zyra e Prokurorit të Specializuar, do të përgjigjet në pyetjet e trupit gjykues.
Lirimin nga të gjitha akuzat të Rexhep Selimit e ka kërkuar përsëri të premten mbrojtja e tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Në fjalën përfundimtare, avokati i Selimit Geoffrey Roberts tha se provat e ZPS kundër klientit që ai përfaqëson janë kontradiktore.
“Nëse do shikoni dhe vlerësoni me imtësi provat do të mbërrini në këtë përfundim që z.Selimi është tërësisht i pafajshëm për të gjitha akuzat që ka ngritur ZPS-ja ndaj tij. Si rezultat, Selimi duhet të deklarohet jo fajtor dhe duhet të lejohet që të shkojë në vendin e vetë, pranë familjes së vetë në Kosovë”, tha Geoffrey Roberts, avokat i Selimit.
Kërkesën e njëjtë ndaj trupit gjykues e shprehu për klientin e tij edhe mbrojtja e Jakup Krasniqit. Avokatja e Krasniqit tha se prokuroria i ka anashkaluar plotësisht provat shfajësuese.
“Do ju bëjmë thirrje që në provat dispozicion që të shpallni të pafajshëm z.Kransiqi. Ta lejoni këtë zotëri 75-vjeçar që të kthehet në familjen e vetë dhe të kalojë vitet që i ka caktuar zoti me familjen e vetë”, tha Venkatesëari Alagendra, avokatja Krasniqit.
Mbrojtja e Krasniqit do të vazhdoj fjalën përfundimtare të hënën paradite, pas së cilës trupi gjykues do të parashtroj pyetje si dhe prokuroria e mbrojtësi i viktimave. Ndërsa të mërkurën katër të akuzuarit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të thonë fjalimet e tyre nga 20 minuta kohë.




















































