Mund të themi pa frikë se gardëroba jonë është në tranzicion për momentin. Kombinimet e përditshme janë diçka mes fundit të dimrit dhe fillimit të pranverës

Blerjet e reja hera herës na bëjnë konfuzë, prandaj kemi nevojë për disa modele të qarta, shkruan Who What Wear.


Çfarë mund të veshim gjatë këtyre ditëve për t'u dukur stil dhe komodë në të njëjtën kohë?

Gigi Hadid, Rihanna, Kate Holmes, etj, mund t'ju frymëzojnë!

1. Hailey Bieber

celebrity outfits spring 2021 292319 1616601524216 main.c

Kthehemi në trendin e thjeshtë të viteve '90-të. Xhinse blu, kanotiere e bardhë, këpucë dhe një xhaketë e gjatë lëkure.

2. Rihanna

celebrity outfits spring 2021 292319 1616601549135 main.c

Rihanna për guximtaret! Set tutash (ose jo) në ngjyra të hapura dhe po, mund t'i vishni me taka!

3. Gigi Hadid

celebrity outfits spring 2021 292319 1616601570640 main.c

Gigi e di që gjithë vëmendja e veshjeve të pranverës është tek elementi më i dukshëm. Pardesyja!

4. Kendall Jenner

kjcelebrity outfits spring 2021 292319 1616586698158 image.c 1

Sa herë Kendall del rrugëve, njerëzit mbajnë shënime. Gjithçka që ju duhet për këtë veshje është një jelek, një këmishë e bardhë dhe pantallona serioze.

5. Katie Holmes

khcelebrity outfits spring 2021 292319 1616601540640 main.c

Stili i përditshëm e Katie-s është i adhurueshëm. Ka diçka kaq elegante brenda veshjeve rastësore të aktores. Ndoshta duhet të blini një pardesy!