Çfarë do të ndodhte nëse Real Madrid, Barcelona dhe Juventus përjashtohen nga Liga e Kampionëve?

Duket se Superliga Evropiane është dërguar në librat e historisë, ku kishte një javë dramatike, ndërsa tani duket e mbaruar dhe pjesërisht e harruar, por kjo gjë nuk është duke i lënë ende tri klube rehat.
UEFA ka hapur procedurë disiplinore për sezonin e ardhshëm ndaj Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit, që mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve pasi kanë refuzuar të heqin dorë nga projekti i Superligës.
UEFA ka hapur procedurë disiplinore kundër tre klubeve të cilët ende nuk kanë braktisur planin, ndërsa nëntë klube bashkëthemeluese janë larguar dhe janë falur nga UEFA me disa dënime të vogla.
Nëse UEFA vendos të përjashtojë tre klubet nga garat e saj për klube në sezonin 2021/22, kjo gjë do të kishte një ndikim të madh jo vetëm për vetë klubet, por edhe për turnet dhe ekipet e tjera gjithashtu.
Kush do ta zinte vendin e tyre?
Pyetja e parë e madhe nga të gjithë është: nëse këto tre klube përjashtohen nga Liga e Kampionëve për edicionin 2021/22, për të cilën të gjitha janë kualifikuar për në fazën e grupeve, kush do të zërë vendin e tyre?
Përgjigja është mjaft e thjeshtë, pasi vendet që do të shkojnë do të jenë skuadra nga ligat e tyre, me klubet që kanë kaluar në Ligën e Evropës.
Në Serie A, kjo do të nënkuptojë që Napoli i pozicionuar në vendin e pestë do të promovohet nga Liga e Evropës në Ligën e Kampionëve, ndërsa Roma do të kualifikohej në Ligën e Evropës, ndërsa Sassuolo do të merrte pjesë në Conference League.
Nga La Liga, dy skuadra do të përjashtoheshin, që nënkupton se do të kishte më shumë lëvizje, duke përfituar më shumë klube.
Real Sociedad dhe Real Betis , të cilët janë kualifikuar për në Ligën e Evropës nga pozicionet e tyre në kampionat, do të bashkoheshin me Atletico Madridin dhe Sevillan në Ligën e Kampionëve.
Villarreal, siç qëndrojnë gjërat do të garojë në Conference League nëse nuk arrijnë të mposhtin Manchester Unitedin në finalen e Ligës së Evropës.
Nëse përjashtohen Reali dhe Barcelona, atëherë ata do të ngjitet në Ligën e Evropës, ku do të bashkohen me Celta Vigon, ndërsa Granada do të hynte në Conference League.
Ndikimi financiar
Problemet financiare të Barcelonës nuk janë sekrete dhe një sezon pa futboll në Ligën e Kampionëve – diçka që ata kurrë nuk mund ta kishin imagjinuar – do të ishte katastrofik.
Real Madrid dhe Juventus gjithashtu do të ndienin goditjen, një nga më të padëshiruarit pas një sezoni pa tifozë në stadiume dhe të ardhura të reduktuara që vijnë nga kriza.
Nga ana tjetër, nëse treshja e Superligës sanksionohet me një ndalim për një vit, një numër klubesh pritet të fitojnë një rritje të konsiderueshme financiare.
Napoli, Betis dhe Real Sociedad do të kishin akses pastaj në pasuritë e Ligës së Kampionëve, ndërsa Celta, Villarreal, Granada, Roma dhe Sassuolo gjithashtu do të përfitonin nga rritja për një kategorie në garë, që do të thoshte rritja e të ardhurave për ta.
Liga e Kampionëve pa Real Madridin, Barcelonën dhe Juventusin
Është pothuajse e vështirë të imagjinohet Liga e Kampionëve pa ndonjë nga këto tre klube, të cilët kanë fituar garën 22 herë mes tyre.
Këto janë tre klube që janë pothuajse sinonim i lojës evropiane për klube dhe që pothuajse nuk kanë munguar kurrë në garat kontinentale.
Barcelona ka luajtur futboll evropian çdo sezon të mundshëm, me përjashtim të sezonit 1956/57, ndërsa Real Madrid humbi vetëm sezonet 1977/78 dhe 1996/97.
Ndërkohë, Juve është i vetmi klub që ka fituar të gjashtë turnetë e UEFA-s: Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Kupën e Fituesve të Kupave, Kupën Intertoto, Super Kupën dhe Kupën Ndërkontinentale.
Thënë kjo, për vetëm një vit, futbolli do të humbiste shumë, por ka akoma shumë klube të tjera të mëdha që do ta bënin Ligën e Kampionëve 2021/22 po aq emocionuese edhe në mungesë të këtyre tri klubeve.
Vlen të përmendet gjithashtu se nga të tre, vetëm Real Madrid arriti deri në çerekfinale të edicionit 2020/21 të këtij turneu, duke u mposht nga Chelsea.
Përfundimi
Kjo histori pa dyshim ka edhe kthesa brenda dhe akoma UEFA nuk ka lëvizur me vendim për të dëbuar nga gara Real Madridin, Barcelonën dhe Juven.
Nëse ndodh kjo klubet do të apelojnë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS).
Sido që të ndodhë, Liga e Kampionëve sezonin e ardhshëm do të jetë e fortë dhe emocionuese, me ose pa këto tre skuadra./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Revolucioni i Guardiolas te Man City: Tre yjet që i do në Etihad për sezonin e ri

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

"Figo 2.0?", Lamine Yamal pyetet nëse do të transferohej te Real Madridi

Krahasimet me Lamine Yamal, vjen reagimi i parë nga Neymar

Dy top lojtarë kërkojnë të largohen nga Real Madridi qysh në verë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës