Fero ka kohë që nuk ka sjell këngë të re dhe këtë vit ka qenë më pasiv me prurje muzikore.

Të fundit projekt e solli në muajin mars në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Genta Ismajli.


Sidoqoftë, ai tani ka bërë një postim në rrjete sociale duke treguar se po rikthehet së shpejti.

240390260 1829474467254900 4386845380839770327 n Fero (Foto: Instagram)

“Kënga e re së shpejti. Çfarë stili e dëshironi?”, ka shkruar ai.

Feronit Shabani (emri i vërtetë) nuk ka dhënë detaje më të hollësishme për projektin dhe datën e lansimit.

“Level Up” në duet me Gentën për pak muaj ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në YouTube.

Reperi nga Gjilani këtë vit ka qenë duke shijuar në masë të madhe atësinnë, pasi u bë baba për herë të parë. /Telegrafi/