LAJMI I FUNDIT:

Çfarë saktësisht tha Biden për gjenocidin rus në Ukrainë?

Çfarë saktësisht tha Biden për gjenocidin rus në Ukrainë?

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha për Rusinë se është duke kryer një gjenocid në Ukrainë.

Ai kishte qenë në një ngjarje në Iowa, ku bëri një deklaratë për gjenocidin gjatë një fjalimi për çmimet e karburantit, përcjell Telegrafi.

Dhe ai u pyet për këtë koment pak më vonë teksa hipi në Air Force One.


Zelensky thotë se Rusia ka pësuar humbje 'të pariparueshme'
Lexo po ashtu Zelensky thotë se Rusia ka pësuar humbje 'të pariparueshme'

Ja çfarë tha ai:

“Po, e quajta gjenocid… Dhe numri i provave po shtohet. Është ndryshe nga ajo që ishte javën e kaluar”.

“Më shumë prova po dalin nga aty – për gjërat e tmerrshme që kanë bërë rusët në Ukrainë. Dhe ne do të mësojmë gjithnjë e më shumë për shkatërrimin”.

“Dhe ne do t’i lëmë avokatët të vendosin ndërkombëtarisht nëse kualifikohet apo jo (si gjenocid), por sigurisht që kështu më duket mua”.

Ndryshe, gjenocidi kuptohet nga shumica si krimi më i rëndë kundër njerëzimit – një shfarosje masive e një grupi të caktuar njerëzish. /Telegrafi/