Me arsyetimin e specifikave të lokacionit dhe vëshitrësive në terren, autoritet e Serbisë kanë vendosur që këtë vit të mos lejojnë gërmime një varrezë të dyshuar afër Novi Pazarit, ku dyshohet se mund të ketë trupa të të zhdukruve gjatë luftës në Kosovë.
Pas disa takimeve dhe dakordimeve përgjatë gjithë vitit, më 27 gusht përfaqësuesit e Kosovës e morën rrugën për në një lokacion afër Novi Pazarit dhe nisën përgatitjet për gërmime afër një deponie të mbeturinave, ku dyshohet se mund të jenë varrosur trupat e të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë.
Këtë të premte një përfaqësues i Instituti të Mjekësisë Ligjore dhe i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur udhëtuan përsëri për në Serbi, me shpresë se po marrin lajme të mira, por u kthye të zhgënjyer.
Serbia ka vendosur që nisjen e gërmimeve në Kozhle ta shtyjë për vitin tjetër, pavarësisht që procesi ishte paralajmëruar të niste në mesin muajit shtator të këtij viti.
“Për shkak të juridiksionti është në vendimarrjen e tyre dhe në bazë të konfirmimit që kemi marrë nga ekspertët tonë për shkak të specifikave të këtij lokacioni, ky rast do të bartet për vitin e ardhshëm. Jemi njoftuar që në këtë rast pala serbe, nuk do të përjashtëojë mundësinë, dhe sipas të gjitha gjasave në bazë të rrethanave dhe prezantimit të specifikave të lokacionti dhe vështirësive të hasura në terren që ky rast mund të bartet për në vitin e ardhshëm”, ka thënë Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur.
Tash kur gërmimet në këtë lokacion janë anuluar për këtë vit, në pikëpyetje janë edhe dy vende të tjera brenda territorit të Serbisë.
“Krahas lokacionit të Kozhles që e potoncova, pra nuk është diçka që ne nuk e kemi pritur, duke pasur parasysh përvojën në Rudnicë dhe Kizhevak, megjithatë edhe një përgjigje e tillë është zhgënjyese…. po bëjmë përpjekje, dhe në komunikimin që kemi edhe me partnerët ndërkombëtar duke pasur parasysh edhe dakordimin gjatë takimeve që i potencova, që në qoftë se jo në Kozhle atëherë sa më parë të vazhdohet më gërmimet në lokacionin, në Kozarezd dhenë lokacionet në Batajnicë, që rasti i Batajnicës mbetet njëri nga prioritet”, ka thënë Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur.
Zvarritja e nisjes së gërmimeve për kryetarin e Këshillit të Familjarëve të të Pagjeturve është e pritshme dhe zhgënjyese për familjarët që presin t’i gjejnë më të dashurit e tyre.
“Pritjet e familjarëve, është një traumë një gjendje traumatike e tyre kur dihet se ka varreza masive në Serbi, Serbia nuk e shiqon më si proces humanitar pro gjithnjë e neglizhon si proces politik, sa herë që i duhet Serbisë të ngrisë diçka e përmend si problem politik”, ka thënë Ahmet Grajqevci – Kryetar i Këshillit të Familjarëve të të Pagjeturve.
Grajqevci thotë se prej Serbisë nuk pritet asnjëherë që të ketë vullnet për t’i gjetur edhe rreth 1600 të zhdukur gjatë luftës së fundit, shumica dërmuese shqiptarë.
Në anën tjetër Gara thotë se brenda territorit të Kosovës janë kryer gërmime në rreth 15 lokacione, e ku bashkë me gërmimet në vitin paraprak, janë gjetur mbi 20 trupa, të cilët janë në proces të identifikimit./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker