Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është duke shijuar suksesin e albumit të saj më të fundit, “Bebe”, të cilin e publikoi në muajin prill.

E teksa këngët e saj të reja janë pëlqyer shumë nga publiku, 33-vjeçarja ka vendosur që t’i japë vetes pak ditë pushimi në këtë periudhë.


Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe dhe video së fundmi, ku ka treguar momentet e këndshme që po shijon me të dashurin në bregdet.

345036247 956078145528979 2319291357381078336 n 1

Mes të tjerash, Rexha së fundmi publikoi në InstaStory një video, ku shfaqej me flokë të çrregullta dhe pa makijazh.

“Çfarë po ndodh me flokët e mia”, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e kësaj videoje.

bebe1

Bebe Rexha përndryshe ka qenë gjithmonë e hapur për publikun për sa i përket defekteve të saj, duke publikuar fotografi pa makijazh apo edhe të formave të trupit, ndonëse ka disa kilogramë më shumë.

Në fund të këtij muaji, ajo do të nisë turneun e saj të koncerteve, të titulluar “Best F*n Night Of My Life”. /Telegrafi/

331971257 1339637026831685 3737761834120908263 n 1 Datat e turneut "Best F*n Night Of My Life" nga Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)