LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ndodh kur rrufeja godet aeroplanin?

Çfarë ndodh kur rrufeja godet aeroplanin?

Goditja e aeroplanëve nga rrufeja nuk është edhe aq e rrallë sa mund të mendojë dikush, por fatmirësisht aeroplanët modernë janë krijuar për t’i bërë ballë një rrufeje të fuqishme.

Shumica e aeroplanë komercialë goditen nga rrufeja një ose dy herë në vit, ku vetë aeroplani ndonjëherë shkakton rrufe duke rritur fushat elektrike, transmeton Telegrafi.

Siç raportohet, një pjesë e madhe e vetëtimave ndodhin kur aeroplani po fluturon nëpër një re gjatë ngritjes dhe uljes, dhe më pak se 10 për qind të goditjeve ndodhin mbi ose nën re.


Rrufeja që godet aeroplanin mund të jetë një befasi e madhe për pasagjerët, që pason me një zhurmë të madhe derisa miliona volt godasin fluturaken.

Teknologjia e aeroplanëve është përmirësuar me kalimin e viteve dhe vetëm në raste të rralla rrufeja shkakton dëme materiale dhe rrezikon sigurinë e pasagjerëve.

Ndonëse shumica e fluturakeve mund të funksionojnë normalisht pas goditjes, ndonjëherë pilotët mund të vendosin të bëjnë një ulje emergjente nëse ekranet ose sistemet janë prekur nga goditja.

Rrufeja zakonisht godet pjesët e aeroplanit sikurse majën e krahut, ose hundën e fluturakes.

Fatmirësisht, aeroplanët janë përçues të shkëlqyeshëm të elektricitetit pasi janë bërë nga alumini, bakri dhe metale të tjera, që do të thotë se ngarkesa mund të hyjë dhe të dalë nga aeroplani pa ndikuar në brendësi të aeroplanit dhe pasagjerëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë është virusi i Sudanit dhe kush duhet të jetë i shqetësuar?

Çfarë është virusi i Sudanit dhe kush duhet të jetë i shqetësuar?

Botë
Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Amerika
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Botë
Dy dronë rusë u rrëzuan në Moldavi pasi shkelën hapësirën e saj ajrore - mediat sjellin detajet

Dy dronë rusë u rrëzuan në Moldavi pasi shkelën hapësirën e saj ajrore - mediat sjellin detajet

Botë
Trump për takimin e parë me Putinin: Me siguri do të takohemi në Arabinë Saudite

Trump për takimin e parë me Putinin: Me siguri do të takohemi në Arabinë Saudite

Evropa
Shefi i Pentagonit thotë se SHBA nuk do të vendosë trupat e saj - si pjesë e ndonjë misioni paqeruajtës - në Ukrainë

Shefi i Pentagonit thotë se SHBA nuk do të vendosë trupat e saj - si pjesë e ndonjë misioni paqeruajtës - në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori