Site icon Telegrafi

Çfarë lidhje ka Guardiola me liderin e La Ligës, Gironan, klubi që ka më shumë pikë se Man City

Girona ka qenë vërtet mbresëlënëse në La Liga këtë sezon, ku po kryeson kampionatin me 19 pikë nga 7 ndeshje këtë sezon, ku as Manchester City nuk është aq dominues në Ligës Premier sa klubi spanjoll.

Çuditërisht, Pep Guardiola ka njëfarë ndikimi indirekt në këtë superskuadër.

Vëllai i tij, Pere, është pronar i skuadrës së La Ligës së bashku me City Football Group – një kompani e famshme që administron klube si Manchester City, New York City , Palermo dhe disa të tjerë.

Ka lojtarë që janë ose kanë qenë pjesë e Man City në Girona – për shembull, mbrojtësi i tyre i talentuar i krahut Yan Couto që është i huazuar nga Citizens.

Lexo po ashtu Girona befasia e sezonit në La Liga, lider duke lënë mbrapa emra të mëdhenj

Taty Castellanos (në Lazio tani), i cili shënoi katër gola në një ndeshje të vetme kundër Real Madrid sezonin e kaluar, ishte gjithashtu pjesë e këtij sistemi.

Girona ka edhe dy lojtarë të huazuar nga Barcelona gjithashtu– Eric Garcian dhe Pablo Torren. I pari shënoi golin e fitores ndaj Villarrealit herën e fundit. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version