LAJMI I FUNDIT:

Çfarë konsumon Victoria Beckham çdo ditë për ta mirëmbajtur lëkurën e mahnitshme?

Çfarë konsumon Victoria Beckham çdo ditë për ta mirëmbajtur lëkurën e mahnitshme?

Kur Victoria Beckham fillon të jep këshilla bukurie, ju vetëm duhet të dëgjoni. Në një intervistë të re për The Edit, Beckham ‘betohet’ se sekreti i saj për lëkurë të mahnitshme fillon në kuzhinë.

“Unë shkoj te një dermatolog në LA, i quajtur Dr. Harold Lancer, i cili është tejet i mirë. E njoh atë me vite të tëra – ai më ka ndihmuar t’i zgjidhë të gjitha problemet që i kam pasur me lëkurë, transmeton Telegrafi.


Unë kam pasur lëkurë problematike dhe ai më kishte thënë, ‘duhet të hash salmon çdo ditë’”, tregon Beckham.

Ajo kishte filluar ta aplikojë këshillën dhe salmonin e kishte bërë pjesë të tri shujtave kryesore të ditës: mëngjes, drekë dhe darkë.

Siç duket, salmoni dhe peshqit tjerë janë të mbushura me acide yndyrore omega-3 dhe vitamina A dhe C. Jo vetëm që këto janë antipezmatues krucial dhe lagështues lëkure, por shumë studime i kanë ndërlidhur ato me lëkurë të shëndetshme.

Një studim i publikuar në European Journal of Dermatology ka treguar se personat që hanë ushqime të pasura me peshq dhe perime kanë shumë më pak akne se të tjerët. /Telegrafi/