Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti
Raporti i artë – i quajtur gjithashtu proporcioni hyjnor – është një formulë e vërtetë magjike e cila ka joshur sytë për shekuj. Për piktorët, arkitektët, skulptorët apo poetët, raporti i artë në art ushtron një fuqi magjepsëse. Rregullat e saj janë të shumta dhe shfaqen në disa formula, si sekuenca Fibonaçi, spiralja dhe drejtkëndëshi i artë. Por, si shprehet saktësisht në art raporti i artë?
Raporti i artë në art: Premtimi i harmonisë
Shpeshherë estetika, proporcionet harmonizuese dhe e bukura janë ngatërruar nëpër historinë e artit. Raporti i artë, gjithashtu i përkufizuar nga germa φ (fi), është shembulli më tregues. Kjo formulë matematikore konsiderohet nga disa si një rregull universal i së bukurës. Me një proporcion të barabartë me x²=x+1, raporti i artë në art krijon një marrëdhënie të ekuilibruar që syri i mendjes e dashuron. Më saktësisht, ai ka ta bëjë me arritjen e një raporti të saktë ndërmjet pjesëve të ndryshme të një vepre, një imazhi, apo një objekti. Vlera e këtij numri është 1.61803398874989482045.
A ju duket e gjitha kjo paksa e pakuptueshme?
Ekziston një teknikë e thjeshtë për arritjen e drejtkëndëshit të artë! Vizatoni një vizë dhe shumëzoni madhësinë e anës së saj me 1.618. Kjo do t’jua japë gjerësinë e duhur (përpjekja e parë) dhe gjatësinë e lidhur me të (rezultat i shumëfishimit). Drejtkëndëshi i artë është një figurë gjeometrike e jashtëzakonshme dhe mund të riprodhohet në pafundësi. Kështu, çdo vepër artistike mund të prezantojë një a mise en abyme (në historinë e artit perëndimor, mise en abyme është një teknikë formale e vendosjes së një kopjeje të një imazhi brenda vetes, shpesh në një mënyrë që sugjeron një sekuencë të përsëritur pafundësisht, ndërsa në teorinë e filmit dhe teorinë letrare ajo i referohet teknikës së futjes së një historie brenda një historie) të drejtkëndëshit të artë. Ka edhe një hile tjetër për arritjen e raportit të artë. Nëse shtoni dy vizat më të shkurtra të një vepre, ato duhet të jenë të së njëjtës madhësi si viza e tretë. Viza e tretë do të tregojë më pas proporcionet e raportit të artë.
Raporti i artë dhe syri njerëzor: Një marrëdhënie dashurie afatgjatë
Ne e kemi të vështirë ta dimë me saktësi se kur është shfaqur raporti i artë. Disa piramida – dhe në veçanti ajo e Keopsit – duhet të jenë ndërtuar veçanërisht duke përdorur proporcionin e llogaritur nga raporti i artë. Megjithatë, ne nuk kemi një konfirmim të shkruar që daton nga kjo periudhë, ashtu si për Panteonin ku ne gjejmë raportin e artë i cili shfaqet disa herë. E njëjta gjë vlen për skulpturat klasike greke të antikitetit, proporcionet e të cilave tregojnë një përsëritje të raportit të artë. Megjithatë, dihet se raporti i artë është zbuluar zyrtarisht nga Euklidi rreth vitit 300 para Krishtit. Në vitet 1200, Leonardo Fibonacci zbuloi sekuencën Fibonaçi, ndërsa Kampanusi tregoi irracionalitetin e raportit të artë të Euklidit.
Raporti i artë në art: Disa shembuj të famshëm
Leonardo da Vinci është artisti i cili ishte më shumë i flaktë në dashurinë e tij për raportin e artë. Shkencëtar, shpikës, skulptor, muzikant, filozof, dhe piktor, Leonardo da Vinci ishte ai që prezantoi matematikën në art. Kjo ndodhi duke krijuar Njeriun Vitruvian që materializon magjepsjen e tij për raportin e artë në art. Kjo vepër është një odë për proporcionet e trupit të njeriut, të cilën da Vinci mendonte se ishte i përsosur. Më vonë, ai pikturoi Mona Lizën, një nga pikturat më të famshme në botë. Nuk është për t’u çuditur, që raporti i artë gjendet në fytyrën e madonës.
Në vitin 1955, Dalí pikturoi Kungatën e Darkës së Fundit. Kjo vepër madhështore përmban raportin e artë në dy mënyra. Proporcionet e pikturës i korrespondojnë direkt raportit të artë. Ajo paraqet gjithashtu një dodekahedron (një formë tredimensionale e cila ka dymbëdhjetë plane fytyrash, në veçanti një figurë të rregullt solide me dymbëdhjetë fytyra pentagolane të barabarta), e cila dominon në mënyrë harmonizuese sfondin e skenës.
Arkitekti i famshëm brutalist, Le Corbusier, e bëri raportin e artë rregullin bazë për ndërtimet e tij. Kjo ishte më e dukshme në rastin e kompleksit të mirënjohur të strehimit, Cité radieuse, në Marsejë të Francës. Për më tepër, Le Corbusier e përdori raportin e artë për të zhvilluar Modulorin, një raport proporcionesh. Ky sistem u përdor për të ndërtuar më shumë godina harmonioze dhe për të bërë këtë edhe më shpejt.
Raporti i artë: Një ekuilibër natyral?
Që prej fillimit të kohëve, shumë artistë e kanë përdorur raportin e artë për të krijuar vepra harmonioze siç janë vëzhguar në natyrë. Kjo mund të gjendet, për shembull, tek boçet e pishave, tek pemët e dardhave, apo lakrën romaneske. Dhe a nuk është qëllimi përfundimtar i artit, të rivlerësojë, apo glorifikojë, bukurinë dhe ekuilibrin natyror të gjërave?
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ndër të parët ka shkruar parullën: Kosova Republikë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/djali-i-fadil-hoxh-euml-s-sharri-nd-euml-r-t-euml-par-euml-t-ka-shkruar-parullat-kosova-republik-euml_hd-780x439.jpg)
Djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ndër të parët ka shkruar parullën: Kosova Republikë!
![Prizreni ruan monedhat ilire](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/f.0628204016156_m-780x439.jpg)
Prizreni ruan monedhat ilire
![Fotografia e hershme, në trojet shqiptare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/05/Prizreni-780x439.jpg)
Fotografia e hershme, në trojet shqiptare
Lee Mavers dhe misteri i gjeniut të “humbur” të rokënrolit
![Kanuni i Skënderbeut, vepër monumentale e kulturës sonë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/03/Kanuni-1-e1519985510840-780x439.jpg)
Kanuni i Skënderbeut, vepër monumentale e kulturës sonë
![FËMIJËT ...](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Maram-al-Masri-780x439.jpg)
FËMIJËT ...
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi