Mbi 130 shtete kanë arritur një Marrëveshje për ndryshime gjithëpërfshirëse të tatimit të kompanive të mëdha botërore.
Qëllimi i kësaj është që të pengohen kompanitë shumëkombëshe që të grumbullojnë fitime në vendet ku ata paguajnë pak taksa ose aspak – që njihen ndryshe si parajsa tatimore.
Marrëveshja u arrit midis 136 shteteve pas bisedimeve që u mbikëqyrën nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Kjo marrëveshje pritet të përditësojë rregullat e tatimit ndërkombëtar që janë të vjetra plot një shekull, me qëllim që shtetet të mund të përballen me ndryshimin që kanë sjellë digjitalizimi dhe globalizmi.
Siç shkruan Associated Press, komponenti kryesor i Marrëveshjes është taksë minimale botërore prej të paktën 15 për qind, një iniciativë kyçe që është shtyrë nga presidenti amerikan, Joe Biden dhe sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen.
Yellen tha se taksa minimale do t’i japë fund një gare prej dekadash që ka pasur rënie të normave të taksave për korporatat teksa parajsat tatimore kërkonin që të tërhiqnin korporatat që të përfitonin norma të ulëta, por në fakt bëjnë pak biznes në ato vende.
Marrëveshja Botërore për Taksën – çfarë problemi adreson?
Në ekonominë e sotme, kompanitë shumëkombëshe kanë më shumë gjasa të kenë më shumë fitime nga gjëra të paprekshme siç janë markat tregtare dhe nga pronësia intelektuale.
Ato mund të zhvendosen lehtë dhe kompanitë botërore mund të caktojnë të ardhurat që gjenerojnë në një degë të tyre në një shtet ku normat e taksave janë shumë të ulëta.
Disa shtete konkurrojnë që të fitojnë të ardhura duke vendosur norma shumë të ulëta të taksave me qëllim që të tërheqin kompanitë, duke tërhequr baza të mëdha tatimore që gjenerojnë përfitime të mëdha edhe kur normat e taksave janë pak mbi zero. Ndërmjet vitit 1985 dhe 2018, niveli mesatar botëror i taksave për korporatat ra nga 49 për qind në 24 për qind. Në vitin 2016, mbi gjysma e përfitimeve të të gjitha korporatave amerikane ishin zhvendosur në shtatë parajsa tatimore: Bermude, Ishujt Kajman, Irlandë, Luksemburg, Holandë, Singapor dhe Zvicër. Sipas një vlerësimi, kjo i ka kushtuar Thesarit amerikan 100 miliardë dollarë në vit.
Si do të funksiononte Taksa minimale Botërore?
Ideja është e thjeshtë. Shtetet do të miratonin një normë të taksës minimale botërore të korporatave prej të paktën 15 për qind për kompanitë shumë të mëdha, që kanë të ardhur vjetore mbi 864 miliardë dollarë.
Më pas, nëse kompanitë kanë të ardhura që nuk tatohen apo tatohen pak në një prej parajsave tatimore të botës, shteti i tyre i origjinës do të vendosë një taksë që do ta sillte nivelin e tatimit në 15 për qind.
Kjo do të bënte të pakuptimtë për kompanitë që të përdorin parajsat tatimore, pasi që shmangia e taksave në vendet që ofrojnë norma të ulëta, do të mblidheshin në shtetet e origjinës. Për të njëjtën arsye, kjo nënkupton se taksa minimale do të kishte efekt edhe nëse parajsat tatimore individuale nuk do të merrnin pjesë.
Si do ta adresonte plani për taksa ekonominë e digjitalizuar?
Plani do të lejonte po ashtu shtetet të tatojnë pjesë të fitimeve nga 100 ose më shumë kompanitë shumëkombëshe kur ato bëjnë biznes në vende ku nuk kanë prezencë fizike. Kjo mund të bëhet përmes shitjes me pakicë në internet ose reklamave. Taksa do të aplikohej vetëm për një pjesë të përfitimeve mbi një diferencë fitimi prej 10 për qind.
Në këmbim, shtetet e tjera do të hiqnin taksat e tyre të njëanshme për shërbimet digjitale që kanë ndaj gjigantëve amerikanë të teknologjisë, siç është Google, Facebook dhe Amazon. Një gjë e tillë do të shmangte edhe konfliktet tregtare me SHBA-në që argumenton se taksa të tilla padrejtësisht kanë në cak kompanitë amerikane dhe Uashingtoni ka paralajmëruar se do të kundërpërgjigjet me tarifa të reja.
A ju pëlqen të gjithëve kjo Marrëveshje?
Disa shtete në zhvillim dhe grupe avokuese siç është Oxfam dhe Rrjeti për Drejtësi Tatimore, organizatë me bazë në Britani të Madhe, thonë se norma prej 15 për qind është shumë e ulët dhe lë hapësirë që shumë të ardhura të mos tatimohen. Edhe pse Taksa minimale Botërore do të mundësonte që qeveritë të inkasonin rreth 150 milionë dollarë të ardhura, shumica e këtyre parave do të shkonin te vendet e pasura pasi në to janë shumica e selive të kompanive shumëkombëshe.
Një taksë minimale prej 20 për qind deri në 30 për qind u rekomandua nga paneli i lartë i OKB-së për Llogaridhënie Financiare, Transparencë dhe Integritet Ndërkombëtar. Në një raport të publikuar në fillim të këtij viti, paneli tha se një normë shumë e ulët e tatimit do të stimulojë shtetet që të ulin normat e tyre me qëllim që të mbesin konkurruese.
Shtetet që morën pjesë në bisedime, por që nuk nënshkruan marrëveshjen janë Kenia, Nigeria, Pakistani dhe Shri Lanka.
Cili është roli i SHBA-së në këtë Marrëveshje?
Agjenda e Bidenit për taksat ka ngecur në negociatat midis ligjvënësve demokratë, pasi shpenzimet dhe propozimet për rritjen e normave janë ende në diskutim. Por, administrata amerikane ka pretenduar se në SHBA duhet të zgjerohet Taksa minimale Botërore në mënyrë që edhe shtetet e tjera të binden që të veprojnë njësojë.
Biden ka tërhequr disa nga propozimet e tij fillestare pasi Kongresi dha mendimet e tij. Plani i fundit nga Komiteti për Mënyra dhe Mjete do të ngrehë Taksën minimale Botërore në rreth 16.5 për qind nga 10.5 për qind sa është tashmë. Të ardhurat e kompanive vendore do të taksohen me 26.5 për qind nga 21 për qind sa është taksa aktualisht.
Pjesëmarrja e SHBA-së në këtë marrëveshje për taksa është thelbësore, thjesht sepse shumë korporata shumëkombëshe kanë selitë atje. Refuzimi i tërësishëm i propozimit të Bidenit për Taksën minimale Botërore do të përbënte minim serioz për marrëveshjen ndërkombëtare.
Manal Corwin, drejtoreshë e taksave në kompaninë KPMG dhe ish-zyrtare në Departamentin amerikan të Thesarit në administratën e Barack Obamas, tha se heqja e taksave të njëanshme digjitale apo DST, do të ofronte një “motiv shumë të fortë” për SHBA-në që të marrë pjesë në këtë marrëveshje. Sipas saj, kjo është për faktin që marrëveshja do të ndalonte mosmarrëveshjet shkatërruese tregtare, që do të mund të përhapeshin në mesin e kompanive të tjera në sektorin e ekonomisë.
“Kur futeni në një luftë kërcënimesh me tarifa, tarifat jo domosdoshmërish vendosen për kompanitë që janë në qendër të diskutimit të çështjes. Mund të jenë DST-të në fuqi sot dhe nesër të vendosen masa të tjera të njëanshme”, tha Corwin, duke shtuar që tatimi ndërkombëtar ka nevojë për stabilitet dhe konsensus “që të inkurajohen investimet dhe rritja, nëse arrihet konsensus botëror, duke filluar me DST-të, mund të zgjerohet në gjëra të tjera”.
Si do të hynte në fuqi Marrëveshja?
Marrëveshja do të dërgohet te liderët e Grupit të 20 vendeve më të industrializuara, pasi të gjitha këto shtete janë nënshkruese të këtij pakti.
Më pas, zbatimi i marrëveshjes do të duhej të bëhej individualisht nga shtetet.
Taksa për të ardhurat në vendet ku kompanitë nuk kanë prezencë fizike, do të kërkonte nga shtetet që të nënshkruanin një marrëveshje ndërqeveritare gjatë vitit 2022, që do të duhej të zbatohej më 2023.
Taksa minimale Botërore mund të aplikohet nga shtetet individuale, të cilat mund të përdorin rregulla të vendosura nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Nëse SHBA-ja dhe shtetet evropiane, ku shumica e korporatave shumëkombëshe kanë selitë miratojnë një taksë të tillë minimale, marrëveshja do ta kishte efektin e synuar. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje