Implanon është një shufër e hollë dhe e butë e bërë nga plastika. Është 4 centimetra e gjatë dhe 2 milimetra në diametër. Implantohet nën lëkurë në pjesën e sipërme të krahut dhe është një metodë e besueshme e kontracepsionit afatgjatë
Dr. Mirvete Aliu – Shabani,
gjinekologe dhe obstetër
Tel. 044 800 852
Shkopi përmban vetëm hormonin gestagen të trupit të verdhë, i cili lëshohet vazhdimisht në gjak në doza të ulëta. Kjo parandalon ovulimin dhe ndryshon mukozën në kanalin e qafës së mitrës në mënyrë që sperma të mos mund të hyjë në mitër.
Si përdoret shkopi kontraceptiv?
Implanti hormonal mund të vendoset vetëm nga një gjinekolog i trajnuar posaçërisht. Zakonisht futet ndërmjet ditës së parë dhe të pestë të ciklit, por koha e përshtatshme mund të ndryshojë në varësi të metodës kontraceptive që është përdorur më parë.
Zona ku vendoset shkopi fillimisht mpihet me narkoze lokale (spray). Shkopi i hollë vendoset më pas nën lëkurë në pjesën e brendshme të krahut të sipërm duke përdorur një aplikues të posaçëm. Kjo procedurë zgjatë vetëm disa minuta dhe nuk është e nevojshme asnjë prerje në lëkurë.
Pas futjes, shkopi i hormoneve është efektiv menjëherë nëse vendoset në ditët e menstruacionit, në të kundërtën i preferohet pacientes kontraceptiv për disa ditë të caktuara. Implanon nuk shihet, por vetëm preket.
Disa ditë pas futjes, zona mund të jetë e kuqe, e fryrë dhe e ndjeshme. Një kontroll tek gjinekologu planifikohet afërsisht tre muaj pas injektimit. Nëse shfaqen dhimbje ose ankesa të tjera, këshillohet që të vizitoni mjekun më herët. Gruaja këshillohet që ta kontrollojë vet herë pas here me prekje.
Kur hiqet shkopi hormonal dhe a ka probleme gruaja më pas të mbetet shtatzënë?
Implanoni ka efekt tri vjet, largimi i tij bëhet vetëm me një prerje të vogël minimale e cila bëhet me anestezion lokal (spray), poashtu mund të hiqet edhe më herët ne rastet kur gruaja dëshiron shtatzëni ose në rast të intolerancës. Menjëherë pas heqjes, gruaja mund të mbetet shtatzënë.
Efektet anësore / intoleranca?
Efektet anësore të mundshme që mund të ndodhin tek ato që përdorin shkopin e hormoneve janë: gjakderdhjet ndërmenstruale, njolla, çrregullime të ciklit, duke përfshirë edhe mungesën e menstruacioneve. Në këto raste, duhet konsultuar gjinekologu.
Nëse simptomat janë aq të rënda saqë është një intolerancë, mjeku rekomandon heqjen e shkopit menjëherë. Mirëpo, në shumicën e rasteve këto ankesa, pas një kohe të shkurtë, bëhen toleruese dhe adaptohen mirë.
Cilat janë avantazhet e shkopit hormonal?
▪ Efektiviteti i menjëhershëm
▪ Kontraceptiv i sigurt (Pearl Index 0.1)
▪ Mbrojtje afatgjatë pa ndërprerje
▪ Nuk ka gabime të aplikacionit të mundshme
▪ Seksi spontan është i mundur
▪ Dhimbjet menstruale mund të përmirësohen
▪ I përshtatshëm edhe gjatë ushqyerjes me gji
▪ I përshtatshëm edhe për gratë që nuk mund të tolerojnë estrogjenin
▪ Çdo mungesë e menstruacioneve perceptohet nga shumë si pozitive
Një disavantazh i mundshëm është se një mbresë e vogël mund të shfaqet pas heqjes. Përveç kësaj, ndryshe nga prezervativi, shkopi hormonal nuk ofron asnjë mbrojtje kundër sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
Aplikimi në Kosovë: Implanoni vendoset/ largohet pa problem nga Dr. Mirvete Aliu Shabani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?