Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur vdiqën pasi një person i armatosur hapi zjarr në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas, të martën.
Megjithëse raportimet rreth kohës se si kanë rrjedhur gjërat gjatë dhe pas të shtënave vazhdon të ndryshojë, forcat e zbatimit të ligjit thanë se një agjent i BORTAC ishte ai që vrau sulmuesin pasi ky i fundit kishte injoruar kërkesat e policisë lokale, përcjell Telegrafi.
Dhe siç bën të ditur Business Insider, BORTAC, ose Njësia Taktike e Patrullës Kufitare, ishte një nga disa agjenci federale në vendngjarje që shkoi për të ndihmuar policinë lokale.
Pas 30 minutash pritje jashtë shkollës fillore, zyrtarët e BORTAC hynë në ndërtesë, përfundimisht zhbllokuan klasën në të cilën sulmuesi u barrikadua dhe e qëlluan atë për vdekje, raportoi The Wall Street Journal.
Patrulla kufitare zakonisht operon në Uvalde, e cila ndodhet brenda 160 kilometrash nga kufiri, raportoi Texas Monthly.
Agjentët e BORTAC shpesh mbajnë pajisjet e tyre taktike në makinat e tyre dhe ishin në gjendje të përgatiteshin shpejt për të shtënat, sipas The Journal.
Megjithëse zyrtarë si ICE, Patrulla Kufitare dhe agjenci të tjera federale punojnë së bashku në shtetin e Teksasit, ata shpesh nuk marrin rolin e “nënshtrimit të një sulmuesi”, raportoi The New York Times.
Por çfarë është BORTAC?
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, BORTAC u krijua në vitin 1984 për të shuar kryengritjet brenda qendrave të paraburgimit të Shërbimit të Emigracionit.
Ajo tani shërben si versioni i Patrullës Kufitare të një ekipi SWAT dhe angazhohet në shërbime që lidhen me kontrabandën e qenieve njerëzore, trafikun e drogës dhe misionet me rrezik të lartë.
BORTAC kryen misione brenda Shteteve të Bashkuara dhe në vende të tjera “në mbështetje të misionit të Patrullës Kufitare të SHBA”, por zakonisht operon në zonat e shkretëtirës rreth kufirit SHBA-Meksikë.
Njësia ka selinë në El Paso, Teksas dhe mund të vendoset menjëherë kur të jetë e nevojshme.
Ajo siguron “një përgjigje të menjëhershme” ndaj incidenteve “emergjente dhe me rrezik të lartë”, sipas Doganave dhe Patrullës Kufitare të SHBA-së.
Agjencia thuhet se ka qenë e përfshirë në misione të profilit të lartë më parë, duke përfshirë arratisjen e Richard Matt dhe David Sweat, dy vrasës të dënuar që ikën nga burgu i Nju Jorkut në vitin 2015.
Njësia u përball me kritika për përgjigjen e saj në shërbimin e varrimit të George Floyd në Teksas në vitin 2020, ku ishte autorizuar të përdorte forcë vdekjeprurëse kundër protestuesve, sipas Unionit Amerikan për Liritë Civile.
BORTAC ishte gjithashtu e pranishme në kufi me armë ushtarake gjatë valës së karvanëve të emigrantëve nga Amerika Qendrore dhe Meksika në vitin 2018.
Një ish-agjent i Patrullës Kufitare i tha Business Insider në vitin 2020 se njësia ishte një nga “më të dhunshmet dhe raciste” nga të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit pasi ato u vendosën për tu marrë me protestat e “Black Lives Matter” në Portland, Oregon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës