Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është një ekuilibrist i aftë. Ndjekja e aventurave të tij diplomatike dhe ushtarake mund të jetë marramendëse, pasi Erdogani e ndryshon befas pozicionin e tij, dhe nganjëherë mban disa pozicione në të njëjtën kohë.
Sot Turqia është emblema e një periudhe të rikonfirmimit gjeopolitik, në të cilën aleancat mund të vihen në pikëpyetje (këtë e kemi parë kohët e fundit në Australi) dhe mund të shfaqen ditën për diell orekset e shtypura prej kohësh të fuqive të mëdha.
Më 30 shtator, presidenti turk ishte në Soçi të Rusisë, për të takuar një njeri që nuk është i sigurt nëse është partneri, kundërshtari i tij, apo të dyja bashkë: Vladimir Putin.
Rusia dhe Turqia janë duke përplasur me njëra-tjetrën në veriperëndim të Sirisë dhe në Libi. Megjithatë të dy udhëheqësit kanë arritur gjithmonë të gjejnë një mënyrë për t’u marrë vesh me njëri -tjetrin, gati në çdo rast në kurriz të Shteteve të Bashkuara.
Erdogan u largua nga takimi me një njoftim, i cili me siguri do ta ketë zemëruar shumë Uashingtonin: Turqia dhe Rusia synojnë që të bashkëpunojnë në prodhimin e avionëve luftarakë dhe nëndetëseve. Po ashtu, Ankaraja do të blejë serinë e dytë të sistemit rus të mbrojtjes kundërajrore S-400.
Erdogani teston vazhdimisht ekuilibrin e forcave. Blerja e serisë së parë të sistemit S-400 në kohën e Donald Trumpit, bëri që Turqia t’i nënshtrohej një sërë sanksionesh dhe sidomos të përjashtohej nga programi i avionëve luftarakë amerikanë F-35.
Presidenti turk shpresonte të zbuste disi homologun amerikan Joe Biden që megjithatë e refuzoi takimin me të gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, muajin e kaluar. Erdogani përfaqëson një problem kompleks për Shtetet e Bashkuara: Turqia është pjesë e NATO-s, aleancës së udhëhequr nga Uashingtoni, por prej disa vitesh ajo ka ndjekur një strategji autonome, pa u konsultuar me aleatët e saj
. Ankaraja ndërhyri ushtarakisht në Libi, Siri, Irak dhe Armeni së bashku me Azerbajxhanin. Për më tepër, Turqia ishte e pranishme në Kabul pas largimit të NATO -s. Pra, lista është shumë e gjatë. Më 30 shtator, edhe pse jo zyrtarisht, NATO kritikoi njoftimin e bashkëpunimit ushtarak midis Ankarasë dhe Moskës. Megjithatë zyrtarisht nuk ndodhi asgjë. Aleanca Atlantike vazhdon ta përjetojë këtë kontradiktë të përhershme. Franca u përpoq të ngrejë çështjen turke në NATO. Dhe, të mendosh që presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi në vitin 2019 gjatë një interviste për “The Economist”, se NATO “ka pësuar një vdekje celebrale”. Ajo deklaratë bëri shumë bujë, edhe pse në fakt Macroni vetëm sa e vuri NATO-n përballë me kontradiktat e saj. Mjerisht ai apel nuk ndihmoi aspak, edhe sepse Shtetet e Bashkuara mendojnë vetëm për Kinën.
Vetë Franca e bëri situatën akoma më komplekse, duke nënshkruar një marrëveshje për një partneritet strategjik me Greqinë disa ditë më parë, i cili përmban një klauzolë solidariteti të ndërsjellët në rast agresioni.
Po cili vend mund të nxisë aktivizimin e kësaj klauzole?
Natyrisht që Turqia. Problemi është se Franca, Greqia dhe Turqia janë pjesë e së njëjtës aleancë, përkatësisht NATO-s. Dhe, ky konfuzion i përgjithshëm nuk mund të zgjasë përgjithmonë.
Sot të gjithë do të preferonin që Turqia të qëndronte brenda NATO -s, për të kufizuar dëmin. Por fakt mbetet se brenda aleancës ka një mospërputhje të qartë, pikërisht në një kohë të ndryshimeve të mëdha në ekuilibrin ndërkombëtar të forcave. Ndoshta një ditë, NATO-ja do të dalë nga “koma“ për të zgjidhur problemet që ka. /Burimi: “France Inter”/Në shqip nga: Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës