Libra me fotografi, kukulla të fëmijëve dhe qindra maska të gazit, janë disa prej gjësendeve që kanë mbetur të paprekura në qytezën fantazmë të Çernobilit, ku përmes një foto-kolazhi tregohet gjendja reale e këtij vendi.

Qyteti i Pripyatit në veri të Ukrainës, ishte evakuuar pas shpërthimit të reaktorit bërthamor të Çernobilit në vitin 1986, pavarësisht që dikur ishte shtëpia e mbi 50,000 banorëve dhe prej atëherë askush më nuk u rikthye, transmeton Telegrafi.


Eksploruesi urban Adam Mark nga Denbighshire i Uellsit, vizitoi këtë zonë për disa ditë dhe realizoi disa fotografi – që duket se gjithçka është “ngrirë” në kohë.

Fotografitë tregojnë edhe repartin e pediatrisë të një spitali, brenda të cilit asgjë nuk ka ndryshuar nga koha kur ndodhi shpërthimi.

Megjithatë koha e ka bërë të vetën dhe vegjetacioni ka mbuluar pothuajse edhe muret e objekteve të ndryshme, që nga koha e Bashkimit Sovjetik.

E pavarësisht që kanë kaluar 35-vite, në këtë vend kurrë më as edhe një banorë nuk është rikthyer nga frika se mund ta pësojë me jetë nga mbetet e radioaktive. /Telegrafi/

1 258

2 65

3 48

4 38

5 28

6 23

7 20

8 20

9 19

10 14

11 22

12 14

13 14

14 10

15 10

16 9

17 7

18 5

19 5

20 4

21 4

22 6

23 3

24 1

25