Pothuajse 13 milionë njerëz u bashkuan për të parë varrimin e Princit Filip në BBC dhe ITV - më shumë se për intervistën e Harryt dhe Meghan me Oprah Winfrey.

Mbulimi i drejtpërdrejtë i BBC - përballë Huw Edwards - kishte 11.4 milionë shikues në kulmin e tij, me një mesatare prej 6.6 milionë.


Shifra e shikuesve ishte gati dhjetë herë më shumë se në ITV, me kulmin e saj në 1.2 milion.

41904376 9484097 image a 84 1618746792365 Foto: DailyMail

Intervista e Harry dhe Meghan për Oprah Winfrey - në të cilën ata akuzuan Familjen Mbretërore për racizëm – mblodhi 12.4 milionë në Mbretërinë e Bashkuar.

Mbulimi i ITV-së për varrimin e djeshëm u bashkë-prit nga Tom Bradby dhe Julie Etchingham. Princi William kohëve të fundit i dha fund miqësisë së tij të gjatë me Bradby për shkak të mbështetjes së këtij të fundit ndaj Princit Harry.

Shifrat mesatare të ITV ishin shumë më të ulëta se në BBC, me vetëm 851,300.

41875930 9484097 Almost 13 million people tuned in to watch Prince Philip s funer a 71 1618746655823 Ceremonia e varrimit të Princit Filip (Foto: Stephen Lock)

Princi Harry dhe William ndërkohë u bashkuan ditën e djeshme për herë të parë pas më shumë se një viti, që pas largimit të Dukës nga jeta mbretërore.

Dukesha e Sussex nuk ishte e pranishme në varrim pasi iu këshillua nga mjeku që të mos udhëtonte nga shtatzënia.

39895674 9313027 Fit for royalty The pillars behind Prince Harry and Meghan pictu a 85 1614618781561 Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: CBS)

Sidoqoftë, Meghan e përcolli ceremoninë nga shtëpia e saj në Kaliforni duke shtuar këtu se ka lënë një shënim në kurorën që e dhuroi së bashku me partnerin e saj, Princin Harry.

Ata tani do të bëhen prindër të një vajze. /Telegrafi/

41880468 9484097 The Duke of Edinburgh s coffin covered with his Personal Standar a 74 1618746655874 Ceremonia e varrimit të Princit Filip (Foto: PA)