Celina shënon gol fantastik në fitoren ndaj Brentford, Swansea kalon në çerekfinale të Kupës FA

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina ka vazhduar shkëlqimin te skuadra nga Uellsi, Swansea City.
Swansea ka fituar me rezultat të thellë 4-1 ndaj Brentfordit në ndeshjen e vlefshme për 1/8-tën e Kupës FA.
Kjo fitore ka bërë që Swansea të kalojë tutje në çerekfinale të kësaj gare.
Në këtë ndeshje shenj la edhe ylli i Kosovës, Bersant Celina, i cili shënoi një gol fantastik.
Goli i mesfushorit me tipare sulmuese erdhi në minutën e 67-të të ndeshjes dhe ishte i epërsisë 3-1.
Ky gol ishte fantastik, pasi Celina arriti t'i driblojë dy futbollistë, ku njërit nga ta isha futi topin në mes të këmbëve para se të shënojë.
Ky ishte goli i dytë i Celinës në Kupën FA, ndërsa ka edhe katër tjerë dhe katër asistime në Championship. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































