Çeku: Rivitalizimi i ndërmarrjeve publike, prioritet për Prishtinën

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka takuar sot ndërmarrjen regjionale “Pastrimi”.
Ai tha se kjo është ndër ndërmarrjet më të rëndësishme të kryeqytetit.
Përgjatë këtij takimi, punëtorët ndanë sfidat e tyre tashmë të grumbulluara, ndërsa Çeku i siguroi ata se funksionimi i qëndrueshëm dhe efikas i ndërmarrjes, mbetet prioritet i tij.
Duke marrur parasysh problemet e kësaj ndërmarrjeje, është theksuar nevoja për një reformë në menaxhimin profesional të saj.
Ndërsa tutje, pjesë e platformës së tij qeverisëse, Hajrulla Çeku tha se do të jenë digjitalizimi i sistemit të faturimit dhe pagesave, si dhe investime në kamionë e kontenjerë të rinj, gjë e cila do të lehtësonte punën e përditshme të këtyre punëtorëve.
“Pa ndërmarrje nuk ka Prishtinë”, tha në fund Hajrulla Çeku, duke shtuar se papërgjegjësia e kryetarit aktual nuk e zbehë respektin për kontributin shumëvjeçar të punëtorëve të ndërmarrjes “Pastrimi”.





















































